Mirësevini 
në 

Fushë Kosovë

Faqja e Fushë Kosovës do të jetë faqja, në të cilën qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjerë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë!

 

Adresa elektronike zyrtare

 

 

MUNDËSI BASHKËPUNIMI NGA ORGANIZATA ‘HELP’ DHE KOMUNA E FUSHË-KOSOVËS
26 shkurt 2018

Koordinatorja e Programit të Organizatës gjermane “Help Kosovo”, Shqipe Breznica, vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës ku u takua me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Berjani. Ishte ky një takim iniciues me përfaqësuesin e Komunës së Fushë-Kosovës për të diskutuar rreth një bashkëpunimi me komunën tonë.
Si në çdo komunë, ashtu edhe në Fushë-Kosovë, Organizata “Help Kosovo”, ka për qëllim të kontribuoj në stabilitetin socio-ekonomik duke fuqizuar mikro-bizneset.
Në takimin e përbashkët në mes tjerash u tha se në këtë komunë përveç që jetojnë komunitete të ndryshme, ato janë  janë të kënaqura me shërbimet nga niveli lokal por gjithsesi këto komunitete kanë nevojë edhe për mbështetje për fillimin e një biznesi të ri apo ndihmë në biznesin ekzistues.

Drejtori Ekrem Berjani potencoi faktin se ka indikatorë të shumtë që janë tregues së Fushë-Kosova i ka të gjitha  avantazhet  për zhvillimin e  Bizneseve të Vogla dhe atyre të Mesme. Falënderim i posaçëm shkon për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik për gatishmërinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

më shumë...

U mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës
26 shkurt 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës znj. Vjollca Konjusha, pasi përshëndeti të pranishmit dhe konstatoi se Kuvendi mund të vazhdojë punimet, propozoi që këshilltarët të aprovojnë rendin e ditës.

Pas aprovimit të rendit të ditës, këshilltarët komunal diskutuan për të gjitha pikat veç e veç, duke ngjallur debate të shumta si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pikat ku më së shumti pati debate ishin: ‘Propozimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetjake të vitit 2016 dhe 2017 në vitin 2018’; ‘Propozimi për dhënien e pëlqimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit shkollor në fshatin Miradi e Poshtme’ i cili u aprovua me autorizim që Kryetari i Komunës të shqyrtojë mundësitë e lokacioneve për ndërtim në Fushë-Kosovë, Lismir apo Bardh të Madh!;

Pastaj, u diskutua ‘Propozimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të Bibliotekës në Bardh të Madh’ i cili u shty pasi që Kuvendit iu dorëzua një Peticion nga banorët e fshatit Bardh i Madh.  

Në mbledhje u aprovua edhe ‘Propozimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi’, pastaj ‘Propozimi për formimin e Komisionit për Hartimin e Planit Vjetor për Transparencë për vitin 2018’ si dhe u miratua ‘Pilot-Projekti i Komunës së Fushë-Kosovës në bashkëpunim me GIZ-in  - Grumbullimi i Ndarë i Mbeturinave të Ricikluara”.

Pas kërkesës së shumicës së këshilltarëve, disa nga pikat e rendit të ditës për themelimin e Komitetit për Komunitete dhe Komiteteve tjera u shtynë për seancën e radhës.
Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Komuna ndan ‘Mirënjohje falënderimi’ për Klinikën ‘Euromed’
23 shkurt 2018

Kryetari i Komunës  së  Fushë-Kosovës, Burim Berisha dhe Jakup Dumani, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vizituan sot Klinikën “Euromed”.

Qëllimi i vizitës ishte falënderimi ndaj kësaj Klinike për ndihmën që dhanë për qytetarët e komunës sonë me, ç ’rast, (me një kontratë të nënshkruar kohë më parë, 2017 ), Klinika në fjalë ofroi dhe kreu 100 ekzaminime me rezonancë magnetike falas për qytetarët tanë.

Prandaj, Kryetari Burim Berisha i dha ‘Mirënjohje falënderimi’ drejtorit të klinikës dhe njëkohësisht la mundësinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Kuvendin Komunal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë.   

më shumë...

Turneu i shahut “Përvjetori i Pavarësisë” përmbyll aktivitetet kulturore dhe sportive që u shënuan në komunën e Fushë-Kosovës me rastin e 17 Shkurtit
23 shkurt 2018

Turneu i shahut “Përvjetori i Pavarësisë”, i cili organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Burim Berisha, ishte aktiviteti i fundit që komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht DKRS, kishte në axhendën e aktiviteteve për të shënuar jubileun e parë të Pavarësisë së Kosovës.

Turneu u hap nga Kryetari Burim Berisha, i cili përshëndeti të pranishmit si dhe iu uroi 10 vjetorin e shtetit të Kosovës, duke iu premtuar se edhe më tutje do të kenë përkrahjen nga ana e komunës dhe se ky sport do të shtrihet edhe më gjerë, sidomos në shkollat e Fushë-Kosovës.

Më pastaj mori fjalën përshëndetëse edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazreku dhe Kryetari i FSHK-së z. Nysret Avdiu.

Ky ishte turneu më i madh në rajon sa i përket pjesëmarrjes së garuesve dhe kjo ishte njëra ndër karakteristikat e veçanta të tij.

 

më shumë...

Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës dhe DSHMS falënderojnë Klinikën "Euromed"
21 shkurt 2018

Komuna e Fushë-Kosovës, më datën 14.09.2017, ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Klinikën “Euromed”.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit ishte ofrimi i një donacioni për qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, nga ana e Klinikës "Euromed", në vlerë prej 20,000.00€. 

Ky donacion ka ofruar falas kryerjen e shërbimit shëndetësor për 100 ekzaminime me Rezonancë Magnetike (secili në vlerë prej 200€) për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

-Me këtë rast Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës  dhe DSHMS falënderojnë  Klinikën "Euromed", për shërbimin  e dhënë qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës.  më shumë...

Në atmosferë festive Komuna e Fushë-Kosovës shënoi, 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës
20 shkurt 2018

Në vigjilje të festës, fillimisht, delegacione nga komuna vendosën kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve dhe ato të përbashkëta, pastaj festa vazhdoi me Koncertin Festiv që u mbajt në hollin e Shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”. Për përcjelljen e këtij koncerti kishin ardhur një numër i madh i qytetarëve, të cilëve iu prezantua një program i larmishëm me këngë e valle, përgatitur enkas për këtë festë nga Ansambli ”Zëri i Kosovës” Fushë-Kosovë dhe nxënësit e shkollave të qytetit tonë.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Krasniqi, i cili  pasi iu uroi të pranishmëve këtë përvjetor ndër të tjera tha: ‘Jemi mbledhur sot, këtu së bashku, për të festuar ditëlindjen e Kosovës, ditëlindjen e shtetit tonë, dhe unë dëshiroj që t’ju përcjell ju dhe çdo qytetari të Fushë-Kosovës, urimet më të përzemërta për përvjetorin e dhjetë të Kosovës’.
17 Shkurti i vitit 2008, është akti më madhështor i historisë së vendit tonë, është çasti më sublim i gjithë historisë së Kosovës, kjo datë madhore është kufiri kohor që ndan historinë e re të Kosovës nga e shkuara e saj tragjike.

Inspektim  Inspektim  Inspektim

më shumë...

Fushë-Kosova shënon 10 Vjetorin e Pavarësisë
15 shkurt 2018

Në prag të shënimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Fushë-Kosova është stolisur me flamuj shtetëror, të cilët i paraprijnë aktiviteteve kulturore dhe sportive që pritet të zhvillohen në komunën tonë.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si bartëse e këtyre aktiviteteve, ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo ngjarje të shënohet në mënyrën sa më solemne.

Programi:

16.02.2018 (e premte )

             Ora: 10.00
             Vënia e kurorave  te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

             Ora: 12.00

                    Koncert festiv

             Holli i Shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”

 

19.02.2018 (e hënë)

                    Turneu i shahut “Përvjetori i Pavarësisë”

             Ora:13.00

             Hotel “Ana Benz” Sllatinë e Madhe 

më shumë...

Ftesë
15 shkurt 2018
Për: Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e dytë-II, të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 26.02.2018, filluar në orën 10:00h. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Për më shumë, dokumentin mund ta shkarkoni këtu.

më shumë...

 

Hyrja


riatdhesimi.jpg

Telefona me rëndësi





Ndarjet e shpenzimeve

Inspektim

 

Faqja zyrtare në