Gjilani transmeton live seancat e Kuvendit 

                   
                     Më shumë...

 

 




















                Botimet e ZIP

 


 Më Shumë...
__________________________

Gjilani Rinor




Më Shumë...


OSCE - "Të drejtat gjuhësore të Kosovës"




Në seancën solemne për nder të 10-vjetorit të pavarësisë, Kuvendi Komunal i Gjilanit, me propozimin e kryetarit Haziri ka shpallur "Qytetar nderi":

Hasan Mala
Hafiz Gagica
Afrim Kqiku.

Lajme

Në Gjilan po mbahet Konferenca Regjionale e Teknologjisë Informative
27 shkurt 2018
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, sot në Gjilan po mbahet konferenca regjionale e Teknologjisë Informative me pjesëmarrje të përfaqësuesve të shumtë nga institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi.
më shumë...

Gjilani përfiton 13 milionë euro investime në infrastrukturë, fillimi i autostradës çështje javësh
27 shkurt 2018
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për ndërtim të rrugëve në vlerë prej 13 milionë euro.
Me këtë marrëveshje, do të ndërtohet rruga në Verbicë të Zhegocit (1.3 milionë), në Përlepnicë (520 mijë), Cernicë (450 mijë), rruga “Pajazit Ahmeti” (110 mijë), rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” (200 mijë) dhe vazhdimi i projekteve të vitit 2017 në vlerë prej 2.6 milionë. 
 
më shumë...

100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit
26 shkurt 2018
100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit, insvestim ky nga ICITAP-Ambasada Amerikane, në vlerë prej 88 mijë dollarësh.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.
 
më shumë...

Të gjitha rrugët në Gjilan janë të hapura dhe të kalueshme
25 shkurt 2018
Pas reshjeve të borës, ekipi i Shërbimeve Publike i Komunës së Gjilanit ka dalë në terren për t’i hapur rrugët në qytet dhe në fshatra. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale për të qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrin zyrtar: 044 291 537 dhe ekipet e Komunës do të përgjigjen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.
më shumë...

Dëgjimi publik pës statutin e Komunës - më 8 mars
23 shkurt 2018
Dëgiimi publik mbahet me 8.03.2018 në sallën e Kuvendit të Komunës, nga ora 14:00. Të drejtë pjesëmarrje kanë të giithë qytetarët e interesuar, zyrtarët komunalë, shoqatat, organet dhe institucionet e Komunes së Gjilanit. Qellimi i dëgjimit publik, është që të krijohen opinione pozitive për ndryshimet dhe plotësimet në statutin e Komunës, sa i përket organizimit të ekzekutivit si dhe çështjeve tiera të nevojshme sipas ligiit. Statuti aktual gjendet në web-faqen e Komunës:www.kk-rks-gov.net/gjilan dhe mund të merret edhe në Zyrën e Shërbimeve të Kuvendit (personi pergjegjes Sadri Arifi) si dhe në Zyrën Ligjore (personi përgjegjës Hevzi Matoshi). email adresat: sadri.arifi@rks-gov.net & hevzi.matoshi@rks-gov.net.
më shumë...

Lutfi Haziri apelon komunitetin e biznesit që ta mbështesin Uta Ibrahimin në ekspeditat e saj
23 shkurt 2018
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që ta vizitojnë ekspozitën e Uta Ibrahimit, e cila është hapur të enjten në Galerinë e qytetit. Ai, po ashtu, ka apeluar te komuniteti i biznesit që ta mbështesin Utën edhe në ekspeditat e radhës. Uta është femra e parë shqiptare në botë e cila e ka arritur Himalajet.
më shumë...

Haziri: Dalip Foniqi, kontribues i madh për liri, pavarësi dhe ndërtim të vendit
22 shkurt 2018
Në fshatin Dobërqan, sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe humanistit Dalip Foniqi, i cili tërë jetën ia kushtoj organizimit për liri, pavarësi dhe ndërtim të vendit.
më shumë...

Haziri: 2017-ta ishte vit i rëndë, por mjaft i suksesshëm në planin e investimeve
22 shkurt 2018
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të enjten mbledhjen tretë për këtë vit, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka miratuar raportin e punës të kryetarit të Komunës për vitin 2017, pastaj vendimin për caktimin e anëtarëve të Komiteteve, vendimin për themelimin e Komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit për vlerësimin e ankesave, vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e fushave sintetike të futbollit, vendimin për caktimin e lartësisë së kompozimit për anëtarët e Këshillit të përhershëm komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve e ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe nga bota si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijët me nevoja të veçanta.
më shumë...

Faqja elektronike e Komunës së Gjilanit, sikurse edhe e Komunave tjera të Kosovës, së shpejti do të kalojnë në një format tjetër. Adresa për qasje do të jetë e njëjtë. MAPL ka realizuar një projekt të ridizajnimit të faqeve elektronike të Komunave, për të krijuar më shumë mundësi për editimin e lajmeve dhe materialeve të tjera, për transmetimin e seancave të Kuvendit dhe takime tjera të ndryshme. Kjo është bërë për të rritur transparencën e Komunave ndaj publikut.
 
Kalendari-2017-(2).png

webgis.png


 

Komuna Online

Lajme Flash


 

Hyrja


Gjilani po hyn në një epokë të re

Qyteti i Gjilanit, i anashkaluar për shumë vite në projektet e mëdha, tani ka hapur një epokë të re për sa i përket infrastrukturës dhe zhvillimit. Sivjet pritet të fillojë autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, e cila e lidh kryqendrën e Anamoravës me koridoret e kombit dhe koridoret tjera të mëdha ndërkombëtare. Në Gjilan ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse-dalëse me katër krosi. Investime të mëdha priten në sektorin e ujërave të zeza. Investimet e përgjithshme do të arrijnë në miliona euro. Gjilani nuk është më një qytet anësor në Kosovë, por një kryqendër e rëndësishme e një mikro-regjioni ballkanik. Qeverisja e Lutfi Hazirit ka hapur një epokë të re për Gjilanin.
_____________________
Më shumë...
______________________
 



Harta e Faqes | Copyright