Lajmet

Sqarim për opinion publik | 2018-02-26

 Bazuar në artikullin, me titull “ Haki Rugova po akuzohet për shkelje të ligjit në emërimin e këtij zyrtari” të datës 24.02.2018 të publikuar në portalin Indeksonline ku flitet për emërimin e zëvendës kryesuesit të kuvendit komunal për komunitete për hir të njoftimit të opinionit sqarojmë se:

Zgjedhja e zëvendës kryesuesit të kuvendit komunal për komunitete e cila ishte pikë e rendit të ditës në mbledhjen e kuvendit me datë 02.02.2018 dhe që zgjedhja e tij parashihet me nenin 54 të Ligjit  nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, ju njoftojmë sa i përket kësaj pike të rendit të ditës, kjo pikë nuk është hedhur në votim pasi që kryesuesi i kuvendit të komunës ka kërkuar nga MAPL për informata shtesë lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së zëvendës kryesuesit nga radhët e komunitetet por ende nuk ka informata nga MAPL lidhur me këtë kërkesë dhe si e tillë kjo pikë e rendit të ditës nuk është miratuar. 

Zgjedhja zëvendës kryesuesit të kuvendit nuk është kompetencë e kryetarit të komunës por i Kuvendit të komunës i cili emëron në pajtim me nenin 54 të Ligjit  nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.

 

Pra kryetari i nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit për emërim të zëvendës kryesuesit dhe se një vendim i tillë për emërimin e zëvendës kryesuesi nuk është marrë nga kuvendi komunal.

 

 

Komuna e Istogut me një sërë aktivitetesh shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës | 2018-02-17

 
 








Komuna e Istogut nën patronatin e kryetarit Haki Rugova ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive për të shënuar kështu 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Aktivitet janë organizuar për një javë të tërë, ku kanë filluar me mbajtjen e ekspozitës arkeologjik në muzën komunal në shtëpinë e kulturës, për të vazhduar më pastaj me aktivitet sportive me turnir në futboll dhe në ping-pong, ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të cilët kanë garuar mes veti dhe në fund janë shpallur më të mirët e garës. 

 

Projekti “Euforia” mbështet gratë në biznes | 2018-02-16

  









Komuna e Istogut ishte nikoqire për dy ditë me radhë e projektit “ Euforia “ e cila zhvillohet në partneritet me gjashtë fakultete në Evropë, e një ndër ta edhe Universiteti i Prishtinës. Ky projekt ofron trajnime për gra në ndërmarrësi në dhjetë komuna të Kosovës në mesin e tyre edhe në komunën e Istogut. Trajnimet u ofruan në këto fusha, marketing digjital, biznes plan, zgjerim i ndërmarrësisë tek gratë dhe shitje online. Ligjërues për këto tema ishin prof.Dr Ymer Havolli dhe prof. Dr Visar Rrustemi. Ky projekt është financim i zyrës së Bashkimit Europian. Pjesë e trajnimit ishe edhe kryetari Haki Rugova i cili u ofroj mbështetje e tij këtyre grave për realizimin e projekteve në biznes.  

 

KOMUNA E ISTOGUT NË PARTNERITET ME PROGRAMIN RELOAD SHPALL: THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINE LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD) | 2018-02-15

 










 

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*[1], ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Projekti u lancua në shkurt 2017, dhe gjatë periudhëssë ardhshme 3-vjeçare, ka për qëllim të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit të suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC)[2] nga buxheti i pushtetit lokal në përputhje me prioritet lokale.

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet qeverive lokale dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në 50 komuna në gjithë Ballkanin Perëndimor.ReLOaD në Kosovë zbatohet ne partneritet me 5 komunat e përzgjedhura, si: Istog/k, Kamenicë/a, Lipjan/Lipljan, Viti/Vitina, dhe Zveçan/Zvečan ku pritet të zbatojë më së paku 20 projekte të OSHC-ve,  për më shumë se 3,800 qytetarë në nivel vendor.

Projekti ReLOaD në bashkëpunim me komunat partnere ofron financimin e granteve për OShC-të në mënyrë konkurruese, transparente dhe të bazuar në projekte, për të nxitur përmirësime në ofrimin e shërbimeve lokale dhe realizimin e prioriteteve të zhvillimit lokal.

 

 

 


 



 

 

Qaush Balaj u zgjodh kryesues i ri i kuvendit | 2018-02-03










Në mbledhjen e dytë të rregullt të legjislacionit të VI-të të mbajtur sot, këshilltarët e kuvendit të komunës të  Istogut  kanë zgjedhur  nga radhët e
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)kryesuesin e ri të kuvendit Qaush Balaj.

 

Lidhur me pikën e rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit, procesi i votimit u bë në mënyrë të fshehtë.  Pas raundit të tretë të votimit  në të cilin morën pjesë 26 anëtar votuan 18 anëtar ndërsa abstenuan 8 nga anëtarët prezent.  Komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit konstatoi se me 18 vota për dhe 8 abstenim kryesues i kuvendit u zgjodh  Qaush Balaj.

 

Me këtë rast kryesuesi i ri i kuvendit, Qaush Balaj ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë funksionimin e kuvendit të komunës.

 

Njoftim | 2018-02-01


























Të nderuar ndërmarrës të komunës së Istogut, ju njoftojmë se Projekti “ Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor ” marrëveshje kjo në mes Komunës së Istogut dhe Organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe i financuar nga qeveria Gjermane dhe komuna e Istogut që ka për qëllim mbështetjen arsimore dhe ekonomike për zhvillimin lokal.

Në kuadër të projektit në Komunën e Istogut të paktën 35 biznese do të mbështetën në synimet e tyre për të filluar ose zhvilluar biznes.

Mbështetja do të përfshijë:

1)      Donacion i Pajisjeve në vlerë mesatare prej 2,000 €,

2)      Organizimin e biznesit dhe trajnime profesionale sipas nevojave të klientëve,

3)      Monitorimin e bizneseve të mbështetura,

Sesioni i parë informues është më 06.02.2018 ditë e (martë) nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe më 13.02.2018 po ashtu ditë e (martë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal.

 

Përkujtohet Fadil Ferati me rastin e tetë vjetorit të vdekjes | 2018-01-30

 
 
 
 
 





Me rastin e 
tetë  vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova më bashkëpunëtor, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

 

 

Ftesë për projekt-propozim për organizimin e dhjetë vjetorit të Pavarësi | 2018-01-30

                                  Drejtoria për Arsim dhe Kulturë
                                                    Fton

Të gjitha  OJQ-të Rinore,Qendrën  Rinore që veprojnë në komunën e Istogut që të aplikojnë me projekt-propozim për organizimin e dhjetë vjetorit të Pavarësi.

Në projekt duhet të janë të përshkruara qartë objektivat, aktivitetet sa më të detalizuara ,përfituesit dhe buxheti.

Projekti duhet të jetë sa më  i specifikuar  në përshkrim pra të ceken në detale aktivitetet kulturore dhe sportive të cilat do të organizohen me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të  Pavarësisë.

Projekti nuk duhet  të jetë më i gjatë se dhjetë ditë , aktivitetet duhet të përfundojnë me 17.02.2018.

Të gjitha aktivitetet – agjenda  e parapara duhet të përpilohet në bashkëpunim me Drejtorin për Arsim dhe Kulturë.

 

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal | 2018-01-05



















Kryetari i porsazgjedhur Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të Legjislacionit të VI-të, sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale. 
 
Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova, ju është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë. Kryetari Rugova premtoj se do të angazhohet që të realizoj të gjitha premtimet që ju ka dhënë qytetarëve dhe tha se  do të punojnë  bashkë  me qytetarët që  Istogun  të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen, tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Haki Rugova. 
 
Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve  të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve. 
 
 
 

Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës | 2017-12-28

 Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Istogut, do të mbahet me datë 05 janar 2018.
Me këtë rast do të bëhet betimi dhe do të nënshkruhen deklaratat solemne për marrjen e mandatit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Istogut dhe dhënia e betimit të kryetarit të komunës Haki Rugova.
Mbledhja inauguruese fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut, kati III.
 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1385)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in