Mirësevini në Malishevë      

Faqja e Malishevës është faqe në të cilën qytetarët e Komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën  dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë...!

  
Zyra për Informim Publik        
               
E-maili zyrtar i komunës është:  
                                                                        komuna.malisheve@rks-gov.net

kkmalisheve@gmail.com

tel: 029 269 043


 


   
 

Platforma buxhetore e Komunës së Malishevës

Buxheti i Komunës së Malishevës
75700_Logo_JPEG12-(1).jpg


Qasje në Dokumente Publike

Për qasje në dokumente publike (zyrtare), duhet që ta shkarkoni formularin më poshtë, ta plotësoni dhe të dorëzoni te sporteli i Zyrës Pritëse në objektin e Komunës së Malishevës, ose përmes e-mail adresës zyrtare.
Për çfarëdo lloj informatash shtesë mund ta kontaktoni zyrtarin-en për qasje në dokumente publike.

e-mail: aferdita.duraku@rks-gov.net
 Tel.   045/985-310

 

  Ligji për qasje në  Dokumentat zyrtare Kliko Këtu

Formulari për qasje në dokumentat zyrtare  Kliko Këtu

 

 

Udhëzues - E drejta për mbrojtjen e të dhënave personale ( Kliko Këtu )

 

Lajme

Zhbllokohet rruga nga bora në një lagje në fshatin Bardh
27 shkurt 2018










Të gjitha rrugët kryesore në fshatrat e Komunës së Malishevës janë të hapura nga bora, por në viset malore, përkatësisht në fshatrat që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, ka pasur vështirësi në qarkullim, pasi erërat e kanë zhvendosur borën në disa vende, duke krijuar trashësi të borës deri në tri metra, si në Berishë e në Bardh. Pas shumë përpjekjeve, në fshatin Bardh, është liruar rruga për lagjet e Berishëve dhe Goden.

më shumë...

Filloi vaksinimi i 15 mijë deleve dhe dhive për sëmundjen e klostrideve
27 shkurt 2018

Për herë të parë në Komunën e Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, deleve dhe dhive, për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen një varg sëmundjesh dhe përmes kësaj parandalohet bartja e infeksioneve nga kafshët tek njeriu. Në këtë vaksinimin do të përfshihen 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa realizohet nga AVUK-u dhe mbështetet nga Komuna e Malishevës.

më shumë...

Rrugët kryesore të hapura, por ka vështirësi në qarkullim në disa fshatra
26 shkurt 2018

Të gjitha rrugët kryesore, të cilat lidhin fshatrat e Komunës së Malishevës, janë të hapura, por në disa vende qarkullimi është më i vështirë, për shkak të borës, sidomos në fshatrat e thella e malore, siç janë Berisha, Fshati i Ri, Bardhi, Seniku, Guncati, të cilat shtrihen në vargmalet e Berishës. Në këto fshatra, erërat po e bartin borën, duke krijuar pengesa në rrugë.

më shumë...

Drejtorët komunal, raportuan para kryetarit
26 shkurt 2018

Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, ka kërkuar angazhim nga drejtorët, për realizimin e planifikimeve për vitin 2018 dhe ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve të planifikuara.

më shumë...

 

Hyrja


Aplikimi Online

riatdhesimi.jpg

STATUTI I KOMUNËS





Njoftimet

Gjendja Civile-Online

plani-zhvillimor1.jpg


    KLIKO KËTU 

 DRAFT PLANI ZHVILLIMOR I KOMUNËS SË MALISHEVËS


Vërejtjet dhe sugjerimet mund ti dërgoni në këtë E-mail: pzhkmalisheve2016@gmail.com