Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 26 shkurt 2018

    MAPL, MIE dhe GIZ realizuan punëtorinë “Prezantimi i mundësive financiare për komunat nga IPA 2019-2020”

    MAPL, MIE dhe GIZ realizuan punëtorinë “Prezantimi i mundësive financiare për komunat nga IPA 2019-2020” 26 shkurt 2018, Prishtinë

    Sot, 26 Shkurt 2018, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkë organizim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe mbështetur nga GIZ,  realizoi punëtorinë e përbashkët  me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane për prezantimin e mundësive financiare për komunat nga IPA 2019-2020.

    Me këtë rast, MAPL para të pranishmëve prezantoi për  fushën e bashkëpunimit ndërkufitar IPA/CBC. Gjithashtu, gjatë takimit u prezantua Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor dhe Programet e BE-së nga përfaqësuesja e MIE-së dhe Udhëheqësi i ekipit të projektit të BE-së “Project Preparation Facility for the Ministry of European Integration”.