Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 20 shkurt 2018

    Todosijevići dhe Markarijan kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave në komunitet

    Todosijevići  dhe Markarijan kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave në komunitet

    Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Ivan Todosijević dhe z.Leonid Markarijan, Udhëheqës i Zyrës për mbështetje të komuniteteve në UNMIK-Kosovë, kanë biseduar sot për funksionimin e  vetëqeverisjes lokale, si dhe funksionimin e strukturave komunale që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. 

    Në takim është biseduar edhe për emërimin e zëvendës kryetarëve të komunave për komunitete dhe rolin e zyrave lokale të komuniteteve në komunat e Kosovës. Todosijević ka theksuar që është shumë e rëndësishme mbështetja të cilën e ofron UNMIK-u për mbrojtjen e të drejtave në komunitet. 

    Në fund të takimit edhe njëherë është theksuar që bashkëpunimi është mënyra e vetme që të arrihet deri te zgjidhja e problemit.