Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 20 shkurt 2018

    Todosijevic ka takuar Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euro Azi Brock Bierman

    Todosijevic ka takuar Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euro Azi Brock Bierman
    Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Ivan Todosijevic, priti në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euro Azi z. Brock Bierman, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.
     
    Në takim,  të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim z. Dalibor Jevtiq, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, si dhe James Hope, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë, Zëvendës Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë znj. Lisa Magno, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje znj. Christina Davis dhe znj. Marina Dimitrijevic, Specialiste për Menaxhimin e Projekteve.
     
    Ministri Todosijevic, falënderoi ndihmës ambasadorin Bierman për vizitën në Kosovë, duke vlerësuar lartë përkrahjen dhe ndihmën SHBA-ve përgjatë gjithë këtyre viteve. Po ashtu, u potencua nevoja për vazhdimin e përkrahjes në të gjitha fushat e veçanërisht në vetëqeverisjen lokale në Kosovë me qëllim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillim dhe prosperitet.
    Ndihmës Aadministratori i USAID-it për Evropë dhe Euro Azi z. Brock Bierman ka falënderuar Ministrin Todosijevic për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deri tanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe USAID-it.
     
    Me këtë rast, Ministri Todosijevic dhe Ndihmës Administratori Bierman kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit i cili siguron vazhdimin e përkrahjes së USAID-it edhe për vitet e ardhshme.
     
    Në fund, Ministri Todosijevic falënderoj përzemërsisht z. Bierman e posaçërisht z. Hopes dhe ekipin e tij për një mbështetje të pakursyer profesionale dhe financiare. Edhe sot në këtë ceremoni, kam nderin e veçantë që në emër të Ministrisë të nënshkruaj për fillimin e një projekti 5 vjeçar “USAID/LEGO”, në vlerë 12 mil Euro, që ka për synim avancimin e performancës së shërbimeve komunale për qytetarët, përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndër-etnike, promovimin e diversitetit në 14 Komuna.