Lajmet   Lajmet   Nis jetësimi i projektit “Liqeni” në lumin Ibër

Nis jetësimi i projektit “Liqeni” në lumin Ibër - 02 mars 2012

Foto-nga-takimi.JPGNë muajin maj pritet të filloj realizimi i projekti “Liqeni” në lumin Ibër, i cili paraqet një projekt kapital për Komunën e Mitrovicës. Për realizimin e këtij projekti, që do të realizohet në faza Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor (MMPL) do të ndaj rreth 4 milionë e 200 mijë euro.
Për të ndarë përgjegjësitë dhe obligimet lidhur me këtë projekt, të premten është nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi në Mitrovicë ndërmjet kryetarit të komunës, Avni Kastrati dhe ministrit të MMPL-së, Dardan Gashi. Të dy palët u zotuan për përkushtim lidhur me jetësimin e këtij projekti, i cili do të ndikoj edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Kryetari Kastrati, tha se ky projekt që ka një karakter rekreativo-sportiv, do të ndikoj shumë në përmirësimin e mjedisit, që është degraduar në atë pjesë ku planifikohet “Liqeni”. “Jemi shumë të lumtur që  tashmë po bëhen hapat konkretë për realizimin këtij projekti, i cili do të ndikoj edhe në zhvillimin ekonomik në Mitrovicë”.

Ndërsa, ministri Dardan Gashi, theksoi se ky është projekti më i madh gjatë këtyre viteve që përkrahet nga MMPL-ja. “Është vlerësuar si projekt me rëndësi të madhe për Mitrovicën dhe si i tillë është mbështetur”.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, është shumë e përkushtuar që të mbështes projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. “Mitrovica është shumë e atakuar me probleme mjedisore, andaj kemi vlerësuar se “Liqeni” do të ndikoj  në përmirësimin e gjendjes”, tha ministri Gashi, duke shtuar se projekti arrin vlerën prej rreth 4 milion e 200 mijë euro.

Sa i përket aspektit teknik, drejtori për Urbanizëm në Komunën e Mitrovicës, Mehdi Bala, tha se “Liqeni” do të nis prej urës së Suhadollit dhe do të jetë i gjatë rreth 1.5 km. “Liqeni do të ketë dy diga, ndërsa thellësia më e madhe do të jetë 2 metra”.      




RSS

Sign in