Lajmet   Në Lupç të Epërm po ndërtohet rrjeti i kanalizmit

Në Lupç të Epërm po ndërtohet rrjeti i kanalizmit - 02 nëntor 2017

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lupç i Epërm, ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal.

Në fshatin Lupç i Epërm është duke u realizuar projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal.

Për të përcjellë punimet në realizimin e këtij projekti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar Lupçin e Epërm.

“Projekti i kanalizimit që po ndërtohet në këtë fshat, do të finalizohet me kolektorin, që përfundimisht do ta zgjidh problemin e grumbullimit të ujërave të zeza për katër fshatra të kësaj ane”, tha kryetari Veliu.

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në një gjatësi prej 1.7 km në Lupç të Epërm, atje do të fillojë edhe realizimi i projektit të ndërtimit të kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat Lupç i Poshtëm- Majac-Lupç i Epërm- Popovë.

 



RSS

Sign in