Komiteti për Komunitete

Komiteti për Komunitetet themelohet nga Kuvendi i Komunës dhe në përbërjen e tij, përveç anëtarëve të Kuvendit, mund të përfshihen edhe përfaqësues të komuniteteve, të cilët
nuk përfaqësohen në Kuvend, por janë banorë të komunës.  

Komiteti për Komunitete promovon të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe shqyrton drejt çdo shkelje që bëhet në këtë drejtim, dhe bën rekomandimin e saj në Kuvendin e Komunës.  

Gjatë themelimit të Komitetit për Komunitete, Kuvendi i Komunës duhet të sigurojë se është zbatuar procedura për emërimin e anëtarëve të këtyre komiteteve në përputhje me dispozitën e LVL - së.    

Komiteti për Komunitete ka për detyrë që, në kuadër të Komunës, të sigurojë se:
  • a) asnjë person, i cili merr përsipër detyra publike ose mban post publik, nuk guxon të bëjë diskriminim ndaj asnjë personi mbi kurrfarë baze, për shkak të përkatësisë etnike, gjuhës ose lidhjes me komunitetin;
  •  

  • b) të gjithë qytetarët gëzojnë, në mënyrë të barabartë, të drejtat civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe mundësi të barabartë për punësim në shërbimet komunale/të qytetit në të gjitha nivelet;
  •  

  • c) shërbimi civil komunal/personeli pasqyron në proporcion të drejtë numrin e përfaqësuesve të kualifikuar të komuniteteve në të gjitha nivelet.

Vendim për formimin e Komitetit për komunitete.pdf