Komiteti për Politikë dhe Financa


Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa emërohen vetëm nga anëtarët e Kuvendit të Komunës. Në mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa mund të marrin pjesë edhe kryesuesit e komiteteve tjera të Kuvendit.

Komitetin për Politikë dhe Financa e kryeson Kryesuesi i Kuvendit, i cili duhet të vendosë   edhe   për   çështjet  të  cilat   duhet  të shqyrtohen në  këtë komitet. Kryesuesi,  kur kryen detyrën e kryesuesit, ka të drejtën e votës vendimtare, nëse ka numër të barabartë të votave për dhe kundër propozimit.

Përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe kompetencat e tij, janë të parapara me Rregulloren për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve.
 

 Komiteti-(1).jpgVendim për ndryshimin e vendimit për formimin e komitetit për  politikë dhe financa
 
piktura.jpg


⇒Komiteti për politike dhe financa.pdf