Politikat e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht të Sektorit të Rinisë  së Komunës së Prishtinës,  janë:

 

  • Promovimi i Vullnetarizmit
  • Integrimi i grupeve të margjinalizuara
  • Fuqizimi i Organizatave Rinore / seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj.
  • Edukim jo-formal / stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim.
  • Punësimi i të rinjve
  • Infrastruktura Rinore

Ne kuadër të Sektori të Rinisë të Komunës së Prishtinës vepron KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) i cili ka mision përforcimin  e organizatave rinore brenda komunave përkatëse, si dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rininë, po ashtu ne kuadër te sektorit te rinisë ekziston edhe Qendra Rinore  e cila është hapësire e funksionalizuar për zhvillimin e veprimit te të rinjve.

 

Sektori i rinisë bashkëpunon me Departamentin e Rinisë pranë MKRS-së, organizata vendore dhe ndërkombëtare.

 

Sektori i rinisë në bashkëpunim me KVRL-në, Qendrën Rinore si  dhe Organizata të shumta realizojnë  projekte/aktivitete të ndryshme varësisht nga kërkesat/nevojat e të rinjve.

Disa nga aktivitetet që Sektori i Rinisë organizon janë:

 

·         Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën e Pranverës, 21 mars
·         Aktivitete të ndryshme rinore për  Ditën ndërkombëtare të Librit, 23 prill
·         Aktivitete të ndryshme rinore për  Ditën ndërkombëtare të rinisë 12 gusht
·         Aktivitete të ndryshme rinore për  shënimin e Muajit të Rinisë shtator

 

Dokumente të rëndësishme të Sektorit të Rinisë janë:

 

Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë

Bazuar në Ligjin për Fuqizimin dhe  Pjesëmarrjen e Rinisë, në proces të  hartimit janë nxjerre edhe draft Udhëzimet Administrative,  siç janë:

1. Udhëzimi Administrativ për pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje
2. Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Qendrave  Rinore.
3. Udhëzimi administrativ për punën vullnetare dhe
4. Udhëzimi administrativ për  Edukimin Jo-formal të të rinjve

Nga këto Udhëzime janë hartuar dhe aprovuar dy rregullore nga asambleja komunale e Prishtinës të cilat janë:

·         Rregullorja për punën vullnetare dhe

·         Rregullorja për këshillin e veprimit rinor lokal KVRL

 

Gjithashtu me vendim është bërë njohja e këshillit të veprimit rinorë lokal (KVRL) në Komunën e Prishtinës.

Këshill ky i cili funksionon si organ i përfaqësimit rinorë, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit lokal.

 

Në vitin 2012 është bërë miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal – Prishtinë për vitet 2013 – 2015.

Tash është duke u finalizuar Plani i Veprimit Rinor Lokal – Prishtinë për vitet 2017 – 2019.

Me vendim me 01.nr.046-5143 të datës 24.01.2013 është miratuar vendimi për dhënie e strehimores publike në shfrytëzim të përkohshëm Qendrës Rinore dhe programit “Laboratori Inovativ” i Unicefit në Prishtinë.

 

Këtë hapësire e shfrytëzojnë të rinjtë e kryeqytetit për realizimin e aktiviteteve/projekteve të ndryshme rinore.

pdf-icon2.png FOTO TË NDRYSHME TË AKTIVITETEVE RINORE TË ORGANIZUARA NGA DREJTORIA E KULTURËS- SEKTORI PËR RINI DHE SPORT