Takim me OVL-UÇK, Dega në Prishtinë | 2018-02-21

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.
 
 

Drejtori për Planifikimi Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota ka pritur në takim drejtorët dhe zyrtarët e komunave të Vushtrrisë, Skenderajt dhe Mitrovicës | 2018-02-20

Në ketë takim është bërë shkëmbimi i përvojës së Komunës së Prishtinës në zhvillimin e bazës së të dhënave për Planifikim Hapësinor me këto komuna, të cilat janë mbështetur nga UN-HABITAT , në kuadër të " Programit për zhvillim Gjithëpërfshirës”. 

 

DEKLARATË E UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE TË RAJONIT PËR KRIJIMIN E QYTETEVE TË QËNDRUESHME NËPËRMJET NISMAVE TË GJELBRA | 2018-02-19

Ne, Kryetarët e Komunave, të Prishtinës, Preshevës, Tetovës, Ulqinit, Gostivarit, Prizrenit dhe Bashkive të Tiranës dhe Fierit, u mblodhëm me vullnetin e mirë për të vazhduar bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë të ‘Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon’.
 
 

Nga seanca solemne për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë | 2018-02-18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi; Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi; Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka; Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari; Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati; si dhe Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj, nderuan Kuvendin Komunal të Prishtinës në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

Takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit | 2018-02-18

Më 16 dhe 17 shkurt në Prishtinë, u mbajt takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, ku u diskutua kryesisht për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
 
 

Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës mban seancën solemne sot në orën 14:00 | 2018-02-17

Sot në orën 14:00 mbahet seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës, kurse në orën 14:30 mbahet konferencë për media ku do të flasin kryetarët e komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit
 
 

Nesër, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës | 2018-02-16

Nesër, më 17 shkurt, në orën 14:00, Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne, për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë!
 
 

Ftesë për Propozime për përzgjedhjen e Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi | 2018-02-16

“Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi” është projekt i financuar nga Banka Botërore që mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hartuar një plan zbatimi për kërkesën e Ligjit N.04/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi (NBB)-krijimin e Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) dhe për të promovuar formimin e tyre nëpërmjet një pilot-programi.
 

Shtyhen aktivitetet e takimit të dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit | 2018-02-16

Për shkak të vonesave të paparapara të arritjes së disa delegacioneve në Prishtinë, hapja e punimeve të Unionit dhe konferenca për shtyp shtyhen për një kohë tjetër.
 
 

Njoftim për qytetarë nga Drejtoria e Kadastrit | 2018-02-16

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sot, e premte, 16 shkurt prej orës 12.00,  sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map” nuk do të jetë në funksion. 

 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 2651)
  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  > 

RSS