News

Ndërtimi i dy fushave sintetike të futbollit | 2018-02-05

Këtë vit, në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

 

Identifikimi i masave rreth Planit të Mobilitetit | 2018-02-02

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, ka mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Grupit Punues, në të cilat  janë prezantuar punët e deritanishme dhe hapat e mëtutjeshëm për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Prishtinën.
 
 

Platforma Dixhitale mjet për përfshirjen e qytetarëve në punët e përditshme të Komunës | 2018-02-02

Platforma Dixhitale është një nga mjetet që siguron pjesëmarrje të qytetarëve në punët e përditshme të Komunës.

 

Nesër bëhet testimi i rradhës i sistemit të alarmimit | 2018-02-02

Nesër me 3 shkurt 2018 (e Shtunë) në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet. 
 
 

Prezantohet Masterplani për zgjerimin e rrjetit të Termokosit | 2018-02-01

Sot u prezantua Masterplani për zgjerimin e sistemit të ngrohjes së Termokosit në Prishtinë, që shihet si faza e dytë e procesit të kogjenerimit.
 

Ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër | 2018-02-01

Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61.
 
 

Fillon shpërndarja e faturave të mbeturinave, nga ana e Komunës | 2018-02-01

Ashtu siç kemi paralajmëruar, nga janari i këtij viti, Komuna do t’i inkasojë të hyrat për menaxhimin e mbeturinave.
 
 

Prezantimi i Masterplanit për zgjerimin e rrjetit të Termokosit | 2018-01-31

Nesër, në ora 13:30, në objektin e ri të Komunës në lagjen Arbëria, do të bëhet prezantimi i Masterplanit për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë.
 
 

Nesër, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës | 2018-01-31

Nesër, 01 shkurt 2018 me fillim në orën 15:00 mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
 
 

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Prishtinës | 2018-01-31

Komuna e Prishtinës ndanë 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2017 /2018.
 
 

Njoftim për qytetarë | 2018-01-31

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se transporti është falas në linjat publike, të Trafikut Urban. Pra, Qeveria e Kosovës subvencionon vetëm ato linja. Rrjedhimisht, linjat private vazhdojnë të funksionojnë si çdo ditë tjetër.

 

Homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit | 2018-01-30

Nesër, në ora 09:30, një delegacion i Komunës së  Prishtinës do të  bëjë  homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit.  
 
 

Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit | 2018-01-30

Bashkëngjitur mund ta gjeni vendimin e Komunës së Prishtinës lidhur me masat që duhen ndërmarrë për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Ky vendim është marrë në koordinim të plotë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës.

 

Konferencë për media | 2018-01-30

Sot, në ora 14:00, Komuna e Prishtinës mban konferencë për media ku do të prezantohet vendimi i marr sot lidhur me masat emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

 

Masat konkrete për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit | 2018-01-29

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar sot ndaras me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
 
 
Duke paraqitur rezultatet 31-45 (of 2651)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS