News

Ahmeti takon organizatorët e vrapimit "Shtegu i Shpresës" | 2018-01-17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi sot përfaqësuesit e Kosova Trail Running Assosiation, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula, të cilët i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në këtë drejtim, si dhe organizimin e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Ftesë për Propozime për përzgjedhjen e Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi | 2018-01-12

“Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi” është projekt i financuar nga Banka Botërore që mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hartuar një plan zbatimi për kërkesën e Ligjit N.04/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi (NBB)-krijimin e Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) dhe për të promovuar formimin e tyre nëpërmjet një pilot-programi.

 

Njoftim nga Drejtoria e Kadastrit | 2018-01-11

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/Cadastral Map” nuk është duke punuar.
 
 

Njoftim nga Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm | 2018-01-11

Lajmërohen të gjithë  poseduesit e lejeve për AUTO-TAXI, se vazhdimi i lejes për ushtrimin e veprimtarisë do të bëhet nga data:  10.01.2018 - 29.01.2018.
 
 

Nga takimi mes udhëheqësve të Komunës me ata të Qeverisë | 2018-01-09

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët mes Komunës dhe Qeverisë.

 

Kryetari Ahmeti takon Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Salvatore Cuoci | 2018-01-09

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë.
 
 

Takim me përfaqësues të Shoqatës të të Shurdhërve | 2018-01-05

Kryetari Shpend Ahmeti takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve në Prishtinë, me të cilët diskutoi për problemet e këtij komuniteti.

 

Nesër bëhet testimi i rradhës i sistemit të alarmimit | 2018-01-05

Nesër më 6 janar 2018 (e shtunë) në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet. 

 

Ahmeti takon Ambasadorin e Francës | 2018-01-05

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert.
 
 

Komuna e Prishtinës ka zgjedhur sportistin e vitit 2017 | 2017-12-29

Komuna e Prishtinës përzgjodhi  sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2017. Në manifestimin e mbajtur në objektin e Komunës, nënkryetari z. Selim Pacolli falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në qytetin e Prishtinës.

 

Njoftim për orarin e punës së sporteleve gjatë festave | 2017-12-28

 Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se sportelet e Komunës së Prishtinës nesër më datë 29 dhjetor 2017 do të punojnë deri ne ora 14:00.
 

Sot ndahet çmimi "Sportisti i vitit" | 2017-12-28

Sot, më 28 dhjetor Drejtoria për Kulturë, Sektori i Rinisë dhe Sportit i  Komunës së Prishtinës organizon manifestimin për shpalljen e  “Sportistit të vitit 2017”. 

 

Përurohen investimet në çerdhet "Ngjyrat" dhe "Gëzimi Ynë" | 2017-12-27

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me ambasadoren turke në Kosovë znj. Kıvılcım Kılıç si dhe përfaqësuesit e TIKA-s. përuruan sot projektet e ndërtimit të anekseve e mobilimin e tyre në çerdhet ‘Ngjyrat” në Hajvali dhe “Gezimi Ynë” në Ulpianë dhe rregullimin e oborrit në çerdhen “Gëzimi  Ynë”.

 

​Përurimi i anekseve në kopshtet e fëmijëve | 2017-12-26

Nesër, më 27 dhjetor, do të përurohen anekset e ndërtuara në kopshtet e fëmijëve, si në vijim:
 
 

Urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike | 2017-12-26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

 
Duke paraqitur rezultatet 61-75 (of 2651)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS