News

Ftesë për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit | 2017-10-03

Komuna e Prishtinës iu bën ftesë të gjitha bizneseve, të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në stolisjen e qytetit me rastin e festave të fundvitit, të dërgojnë kërkesë me postë elektronike në adresën: komunaprishtine@rks-gov.net, deri të martën, më 31 tetor 2017. 

 

U hapën shtëpizat e librave | 2017-09-29

Sot përuruam kiosqet e librave në sheshet kryesore të qytetit. Shitësit e librave për shumë vite kanë qëndruar në shesh në kushte të mjerueshme. Nga sot ata nisën t’i shfrytëzojnë shtëpizat e librave, me kushte shumë të mira për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
 
 

Nesër mbahet Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Prishtinës | 2017-09-28

Nesër, më 29 shtator, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
 
 

Njoftim për të riatdhesuarit | 2017-09-27

Të riatdhesuarit që kanë parashtruar kërkesë për themelim të planbizneseve dhe të cilëve ende nuk u është shqyrtuar kërkesa për themelim të planbizneseve nga Komisioni Qendror për Riintegrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të riaplikojnë në Zyrën e Punësimit të MPMS-së për themelim të planbizneseve përmes vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë. 
 
 

Platforma "PRISHTINA OPEN DATA" | 2017-09-27

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë shembull për të gjitha komunat e tjera, veçanërisht për transparencë radikale. Sot u prezantua platforma e re dixhitale “Prishtina Open Data”, përmes së cilës bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale. 

 

Konferencë për media | 2017-09-26

Nesër, më 27 shtator, në ora 10:00, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi do ta prezantojnë platformën e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale. 
 
 

Apel Qeverisë për rrezikun nga qentë endacak | 2017-09-26

Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant. Tash u bënë dy vite që Kryetari Shpend Ahmeti i ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, por ende nuk kemi marr përgjigje. Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet të ballafaqohen vetë me këtë dukuri.
 
 

VOTIMI PËRMES POSTËS - KKZ PRISHTINË | 2017-09-25

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.

 

Fillon mbjellja e fidanëve për sezonin vjeshtor | 2017-09-22

Ka filluar mbjella e fidanëve për sezonin vjeshtor në Komunën e Prishtinës. Vetëm sivjet, do të mbillen 4000 të tilla.
 
 

Njoftim për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit "Hivzi Sylejmani" | 2017-09-22

Ju njoftojmë se prej ditës së nesërme me datë 23 shtator e deri të dielën më 1 tetor 2017  biblioteka e qytetit do te jete e mbyllur per lexuesit per shkak të disa punimeve në nyjet sanitare.

 

Vizitat sistematike shëndetësore | 2017-09-14

Për të katërtin vit me radhë, Komuna e Prishtinës kreu vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës. Tashmë, çdo fëmijë që është në shkollë fillore në komunën tonë është kontrolluar së paku njëherë.
 

 

Mirëkuptim për aftësim të mëtutjeshëm të nxënësve | 2017-09-12

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), për të zbatuar Programin ASSET (përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt), financuar nga USAID.
 
 

Pagesa e tarifave për shfrytëzim të hapësirës publike | 2017-09-11

Komisioni i caktuar nga Kryetari i Komunës, ka kohë që i ka mbledhur të dhënat e domosdoshme, si dhe i ka bërë matjet, kalkulimet-faturimet, për shfrytëzuesit e hapësirave publike, sipas Rregullores me nr. 110-157481.
Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.
 

Festivali tradicional “Ylberi i Prishtinës” | 2017-09-09

Festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” organizohet për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është ngjarja më e rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë.
 
 
Duke paraqitur rezultatet 106-120 (of 2651)
 |<  <  4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11 - 12 - 13  >  >| 

RSS