Ekspozitë nga nxënësit, për nder të shpalljes së pavarësisë - 15 shkurt 2018

Për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur ekspozitën me temën “10 vjet dritë dhe liri”.

Ekspozita është organizuar në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, ku në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e realizuar nga nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar të Komunës së Prishtinës.
 
Planifikimi dhe organizimi i ekspozitës është realizuar në koordinim me drejtuesit e Fakultetit të Arteve dhe drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore dhe do të jetë e hapur për vizitorë deri më 16 shkurt 2018.
 
Në këtë ekspozitë, secili institucion edukativo-arsimore përfaqësohet me nga tre punime, të punuar nga nxënësit e shkollave të tyre dhe tre punimet më të mira të nivelit të arsimit të mesëm të ulët dhe atij të mesëm të lartë do të shpërblehen.
 
Qëllimi i këtij aktiviteti, pos shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ekspozimit te punimeve të nxënësve, është edhe identifikimi i talenteve të ri, nxirrja në pah të shkathtësive e kompetencave të tyre dhe mbështetjen e tyre drejt zhvillimit të imagjinatës krijuese e profesional në fushën e artit.

RSS