Njoftim për qytetarë nga Drejtoria e Kadastrit - 16 shkurt 2018

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sot, e premte, 16 shkurt prej orës 12.00,  sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map” nuk do të jetë në funksion. 

 Agjensioni Kadastral I Kosovës (AKK) do të fillojë implementimin e projektit të ri që ka të bëjë me ngritjen, zhvillimin dhe riorganizimin e punës së sistemeve kadastrale të cilat shfrytëzohen nga zyret kadastrale komunale (ZKK) dhe gjatë vikendit do të bëhen instalimet dhe testimet e nevojshme. Sistemi do të kthehet në funksion të martën, 20 shkurt 2018.

RSS