Mirësevini në Skenderaj

 

Faqja zyrtare në internet e Komunës së Skenderajt është dritare përmes së cilës qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë.!

E-maili zyrtar i komunës është:
komuna.skenderaj@rks-gov.net
 
Adresa: Rr. " 28 Nëntori "  pn.  41000 - Skenderaj

 

 

Historiku

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton i banuar që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku - lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë - “Gjytet” (gërmadha) etj.

Më shumë...

Lajme

Komuna e Skenderajt në Bashkëpunim me Komunën e Drenasit,organizojnë Aktivitete me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Çirezit
27 shkurt 2018

Me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, Këshilli Organizativ i Komunës së Skenderajt dhe Drenasit , për të mërkurën, më 28 shkurt 2018, kanë organizuar këto aktivitete:

9:00     Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

11:00 Akademi Përkujtimore nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaqi, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

15:00-17:00 Vizitë familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

më shumë...

Kryetari Jashari, shpërndau mirënjohje për Teatrin në Skenderaj
23 shkurt 2018
Për nder të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari, z. Bekim Jashari, shpërndau mirënjohje për Teatrin në Skenderaj, kjo mirënjohje jepet për punën dhe kontributin që ka dhënë ky Teatër. më shumë...

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim zv/Ministrin, z. Florent Hoxha
23 shkurt 2018
Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, priti në takim zv/Ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Florent Hoxha, me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për funksionomin dhe koordinimin e zyrës për komunitete dhe kthim me qytetarët e Komunës së Skenderajt, për trajtimin e personave të riatdhesuar si dhe për projekte që janë në kuadër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. më shumë...

Kryetari, z. Bekim Jashari nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritas –Kosova për ngritjën e shërbimeve shëndetësore në Skenderaj
23 shkurt 2018
Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Osman Veliu si dhe Drejtori i QKMF-së, z. Fazli Kadriu, priti në takim Drejtorin – Gjeneral, z. Don Viktor Sopi, së bashku me bashkëpunëtorë nga Caritas Kosova, dhe nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, për ngritjën e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanta në Komunën e Skenderajt.
më shumë...

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë
22 shkurt 2018

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në Komunën e Skenderajt, ndër të tjera u diskutua edhe për planet zhvillimore,sfidat si dhe për prioritetet e qeverisë lokale.

Fiona Henry , e përgëzoi Kryetarin për detyrën duke i dëshiruar sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë mandat.

Në fund, Kryetari z.Jashari, i nderoi me nga një dhuratë simbolike.

më shumë...

 

Hyrja


Lajmet e fundit

Komuna Online


      REGJISTRIMI  I  BUJQËSISË


Anketë

SkenderajAnketa2 Çka mendoni për uebfaqen e re të Komunës ?

Promovimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë