Komitetet

Komitetet

Neni 45

Komitetet e përhershme

45.1  Kuvendi i  komunës themelon komitetet : Komitetin për Politikë e Financa dhe Komitetin për Komunitete si komitete të përhershme.
 
 
45.2  Kuvendi i komunës themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të tyre .
 
 
45.3  Nëse nuk parashifet ndryshe me ligj , komitetet reflektojnë përbërjen e kuvendi të komunës.

Neni 46

Komiteti për politikë e financa

 
 
46.1  Komiteti për politikë dhe financa kryesohet nga kryesuesi i kuvendit të komunës dhe përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteteve politike në kuvendin e komunës.
 
 
46.2  Komiteti për politikë dhe financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave , dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave , duke përfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat , planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm  dhe çdo ndryshim të buxhetit gjat vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në kuvendin e komunës.

Neni 47

Komiteti i komuniteteve

47.1  Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e kuvendit të komunës , anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komunitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.
 
 
47.2  Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmiren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar , shprehur , mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor , fetar dhe gjuhësor , si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.
 
 
 
KOMITETET E FORMUARA NGA KUVENDI KOMUNAL I DALË NGA ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

I. KOMITETI PËR POLITIKA E FINANCË
1.  Ismet Salihu, Kryesues i Kuvendit-PDK
2.  Shemsi Maksuti, PDK
3.  Shahin Tahiri, PDK
4.  Albana Abazi, PDK
5.  Sylë Dervishi, PDK
6.  Albert Rexhepi, PDK
7.  Ramiz Palaci, AKR
 
II.KOMITETI PËR KOMUNITETE
 
1.  
2.  
3.  
4. 
5. 
6. 
7.  
 
 
 

III.KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË  BASHKËSI           

 

1.Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës, njëherit  Kryesues  i KKSB-së

2.Basri Durmishi, Komandant i Stacionit të Policisë në Skenderaj, anëtar

3.Nexhmi  Maksuti,  Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës në Skenderaj, anëtar

4.Lavdim Muharremi, Përfaqësues i komunitetit ashkali, anëtar

5.Millutin Kovaqeviq, Kryesues i Komitetit  për Komunitete i Kuvendit të komunës, anëtar

6.Hyka Imeri, Zyrtare  për barazi gjinore , anëtare

7.Jashar Lushtaku, Drejtor i DKA-së, anëtar

8.Enver Mulaj, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Arsimit të Komunës, anëtar

9.Isak Demiri, Përfaqësues i FSK-së, anëtar

10.Besart Rreci, Përfaqësues nga këshill lokal për siguri publike, anëtar

11.Emine Shabani, Kryesuese e Ekipit  Veprues për Siguri në Bashkësi, anëtare

12.Sokol Hoxha,  Përfaqësues  i Sektorit të Emergjencave Civile Komunal, anëtar

13.Nedelko Kovaqeviq, Përfaqësues i Zyrës Komunale për Komunitete edhe Kthim, anëtar

14.Arben Veliu, Përfaqësuese i OJQ-ve

15. Mihane Bekteshi, Përfaqsuese e Komunitetit te Biznesit , anëtare

16. Brahim Hetemi, Përfaqsues i Komunitetit të Personave me Aftësi të Kufizuara, anëtar

17. Kajtaz Gecaj, Përfaqsues i Mediave Lokale, anëtar .