Zyra për komunikim dhe informim

Zyra për Informim

Zyra për Informim

Në vije me politikat e organizimit te ZKKI si dhe ne raport me funksionimin  sa me efikas  si  domosdoshmeri e komunikimit  korrekt  me qytetaret ,   eshte  detyrë parësore ZKKI që qytetarët e komunës të informohen rregullisht dhe në mënyrë efikase për punën e të gjitha organeve të pushtetit  lokal si dhe të  ndihmojë transparencën e këtyre organeve gjatë punës së tyre, por edhe që qytetarëve tu ofrojë edhe informata tjera për punën e institucioneve tjera që i menaxhon pushteti lokal, për ngjarjet dhe zhvillimet tjera që ndodhin në komunë apo që kanë të bëjnë me komunën.  

Organizimi i Punës


Me poshte po ju rendisim pikat ne te cilat bazohet Plani i Punes per vitin 2015

·         Pjesmarrje ( monitorim ) i mbledhjeve te Asamblese Komunale .

 

·         Pjesmarrje ne takimet e Komiteteve te :

 

a)     KPF        – Komiteti per Politike dhe Financa

b)     KKSB     – Komiteti Komunal per Siguri ne Bashkesi

c)      KK          – Komiteti per kthim

 

·         Pjesmarrje ne bledhjet publike me Qytetare

 

·         Pjesmarrje ne mbledhjet e Bordit te Drejtorve

 

·         Pjesmarrja (monitorimi ) i aktiviteteve te ndryshme Kulturore dhe Historike  si : pervjetoret e ndryshem apo edhe festivalet e ndryshme qe organizohen ne komunen tone .

 

·         Pjesmarrje ne takimet e drejtperdrejta te Kryetarit te Komunes si brenda dhe jasht Komunes.

 

·         Mbajtja e kontakti dhe komunikimit te perhershem dhe  vazhdueshem me publikun, përkatësisht qytetarët, pranimi i informacioneve të ndryshme nga ata dhe shpërndarja e tyre tek udhëheqësit apo zyrtarët komunal, apo botimi i tyre në publikimet e ndryshme (fletëpalosjet, broshura, buletinet, gazetat, revistat, Ueb-faqen e komunës), mjeteve të informimit publik etj.

 

·         Koordinimi i fushatave te ndryshme mediale te organizuara nga Komuna ne raport me publikun.

 

·         Mbikqyrja e e zbatimit te Strategjis per Komunikim me qytetare dhe administrimi I kodit te miresjelljes se zyrtareve per komunikim per te mbajtur standard te larta etike per zyrtar ne komunikim.

 

·         Mbajtja e kontakteve të rregullta me përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik,( vendore dhe nderkombetare)  njoftimi i tyre për të gjitha takimet, ngjarjet, zhvillimet dhe manifestimet që mbahen në komunë, Në kete rast  mediat informohen së paku dy javë më parë (dhe një ditë para mbajtjes se eventit) për të gjitha takimet publike me qytetarë, ndërkohë që njoftimet për takimet e Kuvendit të Komunës dhe të trupave e organeve tjera, do të bëjë në ditën kur distribuohet materiali për këto mbledhje.

 

·         Informimi me kohe i  mediave për ditën dhe kohën e hapjes së ofertave të tenderëve, në mënyrë që të inkurajohen raportimet në media.

 

·         Pregaditja e materialit si dhe  dokumentacionit  te nevojshëm për përfaqësuesit e mediave, për të gjitha takimet që i organizon dhe mbanë Kuvendi i Komunës, që të bëjë njoftimet e nevojshme në vendet e parapara në hapësirat e nevojshme dhe që këto t’i publikojë në UEB-faqen e komunës, me qëllim që të inkurajohet pjesëmarrja e qytetarëve dhe e mediave në to.

 

·         Menaxhimi i UEB-faqes së komunës, që nënkupton azhurimin   e përditshëm dhe efikas të saj, duke i edituar  të gjitha informatat e rëndësishme që ndodhin në Kuvendin Komunal  dhe në qytet sic jane : Lajmet , Shpalljet , Vendimet , Rregulloret , Konkurset , Ngjarjet Kulturore, shenimi I dative te rendesishme dhe pervjetorve etj.

·         Pjesmarrja ne organizimet e konferencave të ndryshme për raste të ndryshme, në të cilat udhëheqja më e lartë e komunës, ajo e  administratës komunale, apo vetë zyrtarët për informim  do ti organizojne.

 

·         Ne baze te detyrave qe dalin nga  ZKKI ,  duhet qe  të mbahen  kontakte të përhershme dhe të rregullta edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komuniteteve të ndryshme (komuniteti i biznesit, i sportistëve etj), dhe per informacionin qe rrjedh nga keto kontakte apo takime te informohet shefi I ZKKI si dhe instancat tjera siq e parashef hierarkia .

 

Punoi :

SHQIPE GOXHULI-QUPEVA – Zyrtare per Informim