Lajmet

Komuna e Skenderajt në Bashkëpunim me Komunën e Drenasit,organizojnë Aktivitete me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Çirezit | 2018-02-27

Me rastin e 20-vjetorit të betejës/masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, Këshilli Organizativ i Komunës së Skenderajt dhe Drenasit , për të mërkurën, më 28 shkurt 2018, kanë organizuar këto aktivitete:

9:00     Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

11:00 Akademi Përkujtimore nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaqi, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

15:00-17:00 Vizitë familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

 

Kryetari Jashari, shpërndau mirënjohje për Teatrin në Skenderaj | 2018-02-23

Për nder të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari, z. Bekim Jashari, shpërndau mirënjohje për Teatrin në Skenderaj, kjo mirënjohje jepet për punën dhe kontributin që ka dhënë ky Teatër.
 

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim zv/Ministrin, z. Florent Hoxha | 2018-02-23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, priti në takim zv/Ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Florent Hoxha, me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për funksionomin dhe koordinimin e zyrës për komunitete dhe kthim me qytetarët e Komunës së Skenderajt, për trajtimin e personave të riatdhesuar si dhe për projekte që janë në kuadër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
 

Kryetari, z. Bekim Jashari nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritas –Kosova për ngritjën e shërbimeve shëndetësore në Skenderaj | 2018-02-23

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Osman Veliu si dhe Drejtori i QKMF-së, z. Fazli Kadriu, priti në takim Drejtorin – Gjeneral, z. Don Viktor Sopi, së bashku me bashkëpunëtorë nga Caritas Kosova, dhe nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, për ngritjën e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanta në Komunën e Skenderajt.
 

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë | 2018-02-22

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në Komunën e Skenderajt, ndër të tjera u diskutua edhe për planet zhvillimore,sfidat si dhe për prioritetet e qeverisë lokale.

Fiona Henry , e përgëzoi Kryetarin për detyrën duke i dëshiruar sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë mandat.

Në fund, Kryetari z.Jashari, i nderoi me nga një dhuratë simbolike.

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin e Shitjes nga Telekomi z. Driton Halili, me bashkëpunëtorë | 2018-02-21

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, Drejtori i shitjes, z. Halili, foli për shërbimet që ofron Telekomi dhe mundësit e bashkëpunimit për shërbime cilësore, kështu duke i ofruar komunës një ofertë bashkëpunimi të përgatitur nga Telekomi, e cila sipas tij do t’i shërbej Komunës së Skenderajt për shërbime efikase.
Kryetari Jashari, e falënderoi për bashkëpunimin dhe theksoi që gjithmonë do të jetë i hapur për bashkëpunim në shërbimet që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt.
 

Jashari, priti në një takim veprimtarin Cen Desku dhe Fetah Bekolli | 2018-02-21

Sot, Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim për një vizitë urimi, veprimtarët e palodhshëm, Cen Desku, Fetah Bekolli dhe Ajnishahe Halimi, të cilët e uruan Kryetarin Jashari, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese në punën e tij.

 

 
 

Përkujtohet dëshmori Selman Vojvoda, në 28 vjetorin e rënies së tij | 2018-02-20

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal, të parin e Policisë së Skenderajt, Toger Basri Durmishi, asambleistë, dhe të tjerë. Bënë nderim dhe vendosën lule te varri i dëshmorit Selman Vojvoda, për të kujtuar veprën e tij, me rastin e 28 vjetorit të rënies.

 

Kryetari Jashari, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrin, Lekaj, për financimin e prokjekteve | 2018-02-20

Kryetari Jashari, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrin, Lekaj, për financimin e prokjekteve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim ministrin e Infrastrukturës, z. Pal Lekaj me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve infrastrukturore.
Marrëveshje kjo që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Skenderajt dhe shumë e rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve Kryetari i Skenderajt, z. Jashari, e falënderoi ministrin z. Lekaj, dhe theksoi se kjo mbështetje nga ministra e infrastrukturës ka rëndësi të madhe për Skenderajn dhe qytetarët tanë, të cilët janë edhe përfitues të këtyre projekteve, poashtu theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot, është një nisje e mirë drejtë realizimit të projekteve të Skenderajt.

Ministri Lekaj, theksoi që“ Ndihem mirë që sot jam në Drenicë, pasi që Drenica është simbol i rezistencës, dhe është rreshtuar drejtë në historinë e lavdishme të popullit shqiptar, prandaj është ndjenjë e mirë që sot jemi te kryetari i Skenderajt, dhe që arritëm ta nënshkruajmë një memorandum mirëkuptimi.

 

 

Me aktivitete përkujtimore, kulturore e argëtuese, u shënua 68 vjetori i lindjes së Heroit të kombit, Hamëz Jashari | 2018-02-20

 Me aktivitete përkujtimore, kulturore e argëtuese, u shënua 68 vjetori i lindjes së  Heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe 51 vjetori i punës së gjimnazit, i cili mban po të  njëjtin emër.
Për nder të këtyre dy datave të rëndësishme, Kryetari, z. Bekim Jashari, i shoqëruar nga Nënkryetari, z. Nuredin Lushtaku dhe Drejtorat komunal, së bashku me stafin e Gjimnazit, vendosën lule dhe bënë nderime pranë shtatores së Heroit Kombëtar, Hamëz Jashari, te objekti i shkollor, si dhe te varrezat në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Në shënim të këtyre dy përvjetorëve, në organizimin i cili u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, Kryetari Jashari, i’u drejtua të pranishëmëve me një fjal rasti, ku foli për historikun e kësaj shkolle duke rikujtuar që në këtë shkollë kanë mësuar edhe Babai dhe Axha i tij, ndër të tjera nxënësit e kësaj shkolle i porositi që të jenë të përkushtuar në mësimet e tyre dhe arritjen e qëllimeve. Po ashtu nxënësit e kësaj shkolle shfaqën një program artistik, me pika muzikore dhe recitale.

 

 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 1177)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in