Lajme

Po mbahen takime me grupe punuese në nivel komunal për hartimin e PZHK-së
28 shkurt 2018
28511908_1657000727721494_1831429201_n.jpgDrejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim së bashku me Kompaninë konsulente “INSI” nga Prishtina, ka organizuar deri tash nëntë takime konsultative me të gjitha drejtoritë Komunale të Suharekës për hartimin e  PZHK-së ( Planit Zhvillimor Komunal).  Këto takime janë mbajtur ndaras me të gjitha grupet punuese të drejtorive, ku është diskutuar për mënyrën dhe kategorinë e të dhënave që duhet të mblidhen për krijimin e profilit të Komunës, i cili është element i domosdoshëm  për hartimin e PZHK-së për periudhën  tetë vjeçare. Drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikimit, Sanie Kuçi, thot se deri javën e pare të marsit nga këto grupe punuese pritet që të krijohet drafti i parë i profilit komunal i cili do ta paraqes sa më reale gjendjen aktuale të Komunës, me të gjitha fushat që e mbulon. më shumë...

Komuna do të mbeshtesë gratë fermere
27 shkurt 2018
28580605_10211267416657194_1420506013_o.jpgKryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj,  i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, ka takuar sot disa nga gratë fermere të Komunës së Suharekës. Ky takim është zhvilluar në ambientët e Qendrës së Bisnesit në Suharekë, ku pjesmarrës ishin edhe përfaësuesit e LDF-së në Suharekë. Kryetari  Muharremaj, pasi ka dëgjuar kërkesat e grave fermere, më pas ka premtuar se në bashkëpunim me LDF-në do të ndihmojë ato, pasi profesioni që ato e kanë zgjedhur është profesion I vështirë për gratë. “Ne do të ndihmojmë dhe mbështesim çdo qytetarë që dëshiron dhe bënë përpjekje për tu marrë më biznes, edhe per juve do të bëjmë të pa mundurën që tju përkrahim në punën tuaj”, ka premtuar kryetari Muharremaj më shumë...

Vazhdon mbështetja financiare ndaj “Handikos”-it
26 shkurt 2018

IMG_9311.jpgMbështetja e aktiviteteve të  “Handikos-it” në Suharekë, do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Kjo do të arrihet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar sot në mes të nënkryetarës së  Komunës znj, Mihrije Suka  dhe drejtorit  të “Handikos”-it në Suharekë z. Rexhep Kuçii. Projekti  që do të ndihmohet  me mjete to buxhetit komunal jështë Rehabilitimi I personave me nevoja të veçanta “Edhe ne jemi si ju” vlera e të cilit është 30 mijë  euro. Mbështetja dhe financimi I projekteve të “Handikos-it” në Suharekë, tashmë është bërë traditë dhe çdo vit përkrahet nga Komuna e Suharekës.

më shumë...

Firmat private ofrojnë punësim për 20-30 punëtorë në bujqësi
26 shkurt 2018

IMG_9308.jpgPas vizitës që kryetari Muharremaj  bëri Zyrës për punësim, ai ka ftuar në një takim tri firma private që merrën me bujqësi, me të cilët ka biseduar rreth punësimit të përsonave që pop resin punë dhe janë të lajmëruar në entin e punësimit.  Nga përfaqësuesit e firmave private, kryetari Muharremaj, ka marrë ofertën për punësimin e rreth 20-30 punëtorëve në sektorin e bujqësisë. Firmat që kërkojnë punëtorë janë NTSH “Bes-Jet”,  “Shala Produkt” dhe “Liron Haxhiolli” nga Nepërbishti. Përsonat që do të punësohen do të janë ata që janë të lajmëruar ne Zyrën për punësim në Suharekë.
 

 

më shumë...

U mbajt mbledhja e Këshillit të drejtorëve komunal
26 shkurt 2018
IMG_9295.jpgTakimi i rregullt javor i kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj me drejtorë të drejtorive komunale, është mbajtur edhe sot, ku para kryetarit kanë raportuar drejtorat për punët që kanë kryer gjatë javës. Ata gjithashtu e kanë njoftuar kryetarin për gjendjen nëpër dikasterët që  drejtojnë , ku pas njoftimit kanë marrë edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera për këtë javë. Në takim u fol edhe për gjendjën e rrugëve pas reshjeve të borës që ka rënë dje dhe gjatë natës, ku u tha se janë ekipet ne terren si dhe janë 3 kamionë  dhe një bager nëpër rrugët malore ku po bëjnë hapjen e rrugëve dhe po hedhin kripë.

 

më shumë...

 

Aplikimi Online

POJATA.PNG

SHIROKE.png
LEJET-NDERTIMORE.png
 

10645296_903059936394422_2705533395593496780_n-(1).jpg





raporti-auditorit-(1).png

untitled-(1).bmp
 






projektet.jpg

 

 


gap.jpg


GAP.bmp
 

 

Numrat e rëndësishëm

Komuna 

(Zyra për marëdhënje me publikun)
 

03820045017

029/271-282

Komuna 
(Zyra e Kryetarit)
029/271-035

Policia 
029/271-024

Zjarrëfiksat 
029/271-119

Shtëpia e shëndetit
029/271-031

Kryqi i kuq
029/271-273

Higjiena
029/271-688

Kek
029/271-083

Stacioni i autobusave
029/271-160

GJENDJA CIVILE A JENI TË KËNAQUR ME SHËRBIMET E GJENDJES CIVILE NË KOMUNËN E SUHAREKËS?
 
392
 
481
[Error loading the WebPart '']
Unable to cast object of type 'ASP.cmswebpartlayouts_e5da8de0_84db_400f_8589_8638d5bad59a_editabletext___kallxo_ascx' to type 'CMS.PortalControls.CMSAbstractWebPart'.