Drejtoritë komunale

 Administrata e Komunës së Vushtrrisë i ka këto drejtori:
1. Drejtoria për Administratë,
2. Drejtoria për Buxhet dhe Financa,
3. Drejtoria për Arsim,
4. Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
5. Drejtoria për Urbanizëm, dhe Mbrojtje të Mjedisit,
6. Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë
7. Drejtoria për Shërbime Publike,
8. Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,
9. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim,
10. Drejtoria për Inspektime,
11. Drejtoria për Prokurim Publik
12. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

1. Drejtoria për Administratë - kompetencat dhe përgjegjësitë:
a) Informimi i organeve të Komunës dhe i qytetarëve,
b) Shërbimi i përkthimit në gjuhë zyrtare,
c) Sigurimi i shërbimeve të teknologjisë informative,
d) Ofrimi i shërbimeve qytetarëve lidhur me dokumentet e statusit civil,
e) Pranimi dhe regjistrimi i kërkesave ose parashtresave,
f) Këshillimi dhe ndihma juridiko-administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave
dhe parashtresave,
g) Mirëmbajtja e faqes zyrtare të Komunës dhe futja e informacioneve në te,
h) Organizimi i logjistikës që përfshin përgjegjësitë si: arkivin e komunës, zyrën pritëse,
shërbimet postare, shërbimi i sigurimit dhe mirëmbajtjes së objekteve,
i) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.


2. Drejtoria për Arsim – kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Nxitë barazinë në mundësinë për të ndjekur arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm
në Komunë,
b) Zhvillimin dhe aftësimin e personelit,
c) Zhvillimin e të gjitha aspekteve të arsimit lokal,
d) Respekton dhe nxit të drejtat e komuniteteve në lëmin e arsimit,
e) Bashkëpunon me MASHT-in në planifikimin dhe koordinimin e zhvillimit të arsimit
parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunë,
f) Mirëmbajtjen, meremetimin dhe riparimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve
arsimore me fonde publike, si dhe shërbime mbështetëse për mirëqenien fizike të
nxënësve ,
g) Punësimin dhe pagat e personelit në institucionet e arsimit,
h) Propozon miratimin e rregulloreve për organizimin e punës dhe të mësimit në
shkollat fillore dhe të mesme si dhe miraton rregulloret për sjellje dhe disiplinë të
nxënësve në çdo institucion arsimor,
i) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.

3. Drejtoria për Buxhet dhe Financa – kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Përgatitja e rregulloreve komunale nga fushëveprimi i financave,
b) Ndihmon Kryetarin e Komunës dhe Komitetin për Politikë dhe Financa në përgatitjen
e buxhetit vjetor të Komunës,
c) Mbikëqyrjen dhe kontrollimin e sistemeve dhe proceduarve për ekzekutimin e
buxhetit,
d) I kryen të gjitha pagesat pas aprovimit nga drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i
Komunës,
e) Jep komente për çështjet buxhetore para se të merret vendim në Kuvendin e
Komunës,
f) Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare,
g) Nxjerr aktvendime mbi ngarkesat për tatim në pronë dhe taksa në firmë,
h) Inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë, taksa në firmë etj.
i) Mban evidencën për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të Komunës,


4. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Harton strategjinë e kujdesit parësorë shëndetësor,
b) Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore,
c) Mbikëqyr situatën epidemiologjike në nivel komunal,
d) Koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave,
e) Masat mbrojtëse shëndetësore që kanë të bëjnë me:
- Sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës,
- Aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit dhe dezinsektimin,
- Mbikëqyrjen dhe zbatimin e rregulloreve që lëshon Departamenti i
Shëndetësisë në MSH dhe Departamenti i Çështjeve Sociale në MPMS,
- Ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve tjera të mirëqenies sociale, siç
është përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëminor,
përkujdesin për të moshuarit, duke përfshirë licencimin e këtyre qendrave
përkujdesëse,
f) Banimin publik,
g) I propozon Kuvendit të Komunës, nëpërmes Kryetarit të Komunës nivelin e qirasë
për banimin social dhe kriteret për lirimin nga qiraja si dhe propozon kriteret për
lirimin nga taksat komunale për shërbime, për kategoritë e caktuara të qytetarëve,
h) Bashkëpunon me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mban
evidencën për: familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, invalidët e UÇK-së dhe
invalidët civil të luftës
i) Raporton për ofrimin e shërbimeve dhe të arriturave komunale në këtë lëmi,




5. Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit – kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Bashkëpunon me organet e Komunës me rastin e hartimit të planit Zhvillimor,
Rregulativ urban, planeve rregullative dhe planeve tjera.
b) Planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës,
c) Këshillon palët për procedurën dhe mënyrën e realizimit të drejtave nga lëmi i
urbanizimit,
d) Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushtet urbanistike
për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik dhe planit rregullativ, planit të
parcelimit, vijës së ndërtimit dhe ndërtimit,
f) Lejet e përdorimit,
g) Pëlqimin e rregullimit të infrastrukturës,
h) Cakton kushtet për objekte me karakter të përkohshëm dhe mban evidencën e tyre,
i) Dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike,
j) Bën përgatitjen dhe hartimin e propozim rregulloreve , propozim vendimeve, etj nga
lëmi i urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit,
k) propozimeve dhe këshillave profesionale organeve të Kuvendit nëpërmes Kryetarit të
Komunës,
l) Bashkëpunon me institucionet e Administratës komunale dhe zyrën ligjore lidhur me
lëndët dhe kontestet gjyqësore,
m) Lidh Kontrata lidhur me dhënien e tokës ndërtimore me qira,
n) Bën protokollimin, evidentimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen
drejtorisë, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit teknik dhe investivo- teknik,
o) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.


6. Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër dhe Pronë - kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e
objekteve dhe shtëpive,
b) është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrave, rrjetën
referuese homogjene për sigurimin e hartave orto-foto, rikonstruimin e informatave
kadastrale, në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën,
c) Vlerësimin e pronës sipas kritereve, standardeve dhe rregulloreve në fuqi,
d) Sigurimin e zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën,
e) Menaxhimin e pronës së paluajtshme, pronë e Komunës dhe pronës publike,
f) Digjitalizimin e pikave poligonale dhe trigononometrike, vektorizimi i planeve të
skanuara (ngastrave dhe zonave të kadastrave),
g) Shërbimi i mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës,
h) Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve me rastin e shpronësimit dhe kryen
procedurat rreth shpronësimit të tokës,
i) Përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa,
j) Regjistrimi i pronës së paluajtshme dhe regjistrin e tokës,
k) Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palës,
l) Mban dhe evidenton regjistrat dhe dokumentacionin për pronat e tokave të përfshira
në masën e komasacionit,
m) Bën korrigjimin e regjistrit sipas dispozitave ligjore,
n) Kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për Komunën,
o) Mbron pronën komunale dhe pronën publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat
lidhur me këtë çështje,
p) Udhëheq me kadastër, kate të banesave dhe menaxhon me banesat e Komunës,
q) Bën regjistrimin e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme dhe formave tjera të dhënies
në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës,
r) Bën regjistrimin e hipotekave,
s) Të gjitha ndryshimet lidhur me pasurinë e paluajtshme që ka të bëjë me ndërrimin e
pronarit është e obliguar t’ia paraqet Zyrës për tatim në pronë,
t) Siguron mbështetje për hartimin e projekteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e
mjedisit,
u) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.


7. Drejtoria për Shërbime Publike – kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Mbikëqyrë dhe bashkëpunon me kompanitë shërbyese komunale të higjienës dhe
furnizimit me ujë,
b) Angazhohet për sigurimin e ujit për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të furnizohen
nga rrjeti i ujësjellësit në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale,
c) Në bashkëpunim me ndërmarrjet komunale,i propozon çmimet për shërbime
komunale për aprovim Kuvendit të Komunës,
d) Caktimin e linjave,duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksistëve,
e) Siguron mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave publike dhe varrezave,
f) Propozon Kuvendit të Komunës për aprovim, Rregulloren për menaxhimin dhe
mbrojtjen e hapësirave publike në territorin e Komunës,
g) Përgatit propozimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në pajtim me Ligjin dhe
Statutin e Komunës si dhe vendosjen e numrave nëpër shtëpi, banesa dhe objekte
publike ,
h) Menaxhimi i parkingjeve ekzistuese dhe krijimi i parkingjeve të reja,
i) Është përgjegjës për ndriçimin publik,
j) Transportin lokal publik,
k) Bashkëpunon me Policinë e trafikut urban për lirimin e trotuareve nga automjetet,
l) Bën mbylljen e rrugëve në rast nevoje,
m) Bën shënjimin horizontal dhe vertikal të rrugëve,
n) Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara të cilat nuk tërhiqen
në afatin e caktuar nga pronarët,
o) Menaxhimin e mbeturinave në bashkëpunim me ndërmarrjet publike-komunale,
p) Aprovon orarin dhe kohën për transportin e mbeturinave ,
q) Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha shesheve që I përkasin Komunës
r) Organizon aksionin e pastërtisë së hapësirave publike,
s) Kujdeset për mirëmbajtjen dhe kontrollin e tregut të gjelbër dhe tregut të kafshëve.
t) Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunë,
u) Meremetimin e rrugëve të asfaltuara,
v) Lëshon lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave në rrugë etj.
x) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.

8. Drejtoria për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural - kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Propozon përparësitë e Komunës për investime dhe koordinon ato me Ministritë
respektive,
b) Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik,
c) Hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës,
d) Regjistrimi i bizneseve,
e) Dhënia e lejeve të punës,evidentimi i ndryshimeve në lejen e punës,
f) Informatat mbi rezultatet afariste, prodhimit, raporti mbi shkallën e punësimit në
Komunë,
g) Informata mbi treguesit financiar afarist për periudhën gjashtëmujore dhe vjetore në
Komunë,
h) Propozon dhënien e tokës bujqësore të Komunës në shfrytëzim të përkohshëm,
i) Mban evidencën për tokën e pa punuar, tokën pronë e komunës e dhënë në
shfrytëzim dhe tokën bujqësore të cilës i është ndërruar destinimi,
j) Ofron trajnime në lëmin e bujqësisë,
k) Kujdeset për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve,
l) Bashkëpunon dhe bashkërendit punët me OJQ-të dhe kooperativat bujqësore,
m) Mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë: pyjet, rërën, dhe aktivitetet për
shfrytëzimin e gurëve,
n) Bashkërendon dhe mbikëqyr aktivitetet e gjuetisë,
o) Bashkëpunon ngushtë me Agjensionin kosovar të privatizimit me rastin e transferimit
të tokës së kooperativave bujqësore,
p) Ruajtjen e tokës bujqësore nga ndërrimi i destinimit dhe trajtimi adekuat i saj,
q) siguron ruajtjen e pyjeve në territorin e Komunës
r) lëshon leje për prerjen e pyjeve,
s) bashkëpunon me agjencionin pyjor të Kosovës në lëmin e mbrojtjes së pyjeve dhe
kultivimin e tyre.
t) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.
9. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim - kompetencat dhe përgjegjësitë:
Mbrojtja nga zjarri,

a) Hartimi i planit për mbrojtje nga zjarri,
b) Sigurimi i mjeteve mbrojtëse për punëtorë dhe sigurimi i mjeteve të punës,
c) Bashkëpunon me institucionet joqeveritare, institucionet shëndetësore, Stacionin
policor, lokalitetet urbane dhe rurale në rast të fatkeqësive elementare, zjarreve,
vërshimeve, tërmeteve, si dhe në rastet tjera kur paraqitet nevoja,
d) Bën vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë në Komunë dhe njëkohësisht ndërmerr
masa për parandalimin dhe evitimin e rrezikshmërisë,
e) Sigurimi dhe mbikëqyrja e objekteve të Komunës,
f) Në raste të jashtëzakonshme i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme në rast të fatkeqësive elementare.
10. Drejtoria për Prokurim Publik - kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Hartimi i planit të prokurimit,
b) Inicimi i aktivitetit të prokurimit ,
c) Nënshkrimi i kontratave publike,
d) Menaxhimi i kontratave publike.
e) Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.

11. Drejtoria për Inspektime - kompetencat dhe përgjegjësitë:

a) Inspektimin e ndërtimit që përfshinë:
- ngritjen, instalimin, meremetimin, zgjerimin,ndryshimin, shndërrimin ose
rrënimin e çdofarë ndërtese duke përjashtuar punën e zakonshme për
mirëmbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje për ndërtim, Inspektimin e
dokumentacionit teknik,
- Inspektimin e lejeve të përdorimit të objekteve,
- Ekzekutimin dhe mbikëqyrjen e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje,
- Nxjerr aktvendime për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje,
- Ushtron fletëparaqitje për shkeljen e dispozitave ligjore.
b) Inspektimin në lëmin e tregtisë dhe të hyrave komunale që përfshin:
- Inspektimin e bizneseve lidhur me regjistrimin e bizneseve dhe pajisjeve me
licencë komunale në territorin e Komunës,
- Përcjell të dhënat mbi saktësinë e prejardhjes së mallit,
- Eliminon mallin i cili nuk i plotëson kriteret për treg (konsum),
- Përcjell zhigosjen e peshoreve,
- Bën kontrollimin e librave të shitjes dhe blerjes,
- Aplikon të gjitha masat ndëshkuese të cilat janë paraparë me ligj dhe akte tjera
nënligjore,
- inkason mjetet nga dënimet e shqiptuara në vendin e ngjarjes,
- Ushtron fletëparaqitje për shkeljen e dispozitave ligjore,
- Bën inspektimin lidhur me pranimin e lokaleve afariste me rastin e pajisjes me
licencë komunale.
- Inspektimin e mishit I cili është I dedikuar për konsum publik,
- Bën damkosjen e mishit,
- Kontrollon dhe mbikëqyr kushtet e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit me
prejardhje shtazore, për konsumim publik në thertore, fabrikat e përpunimit të
mishit, qumështore, mishtore, si dhe kontrollimin e ushqimit të kafshëve,
- Inspektimin e deklaracioneve, materialeve të shkruara, evidencës dhe
dokumentacionit,
c) Inspektimi për mjedis që përfshinë,
- Bën inspektimin e të gjitha pronave,ndërtesave,instalimeve dhe pajisjeve,
- Bën inspektimin e aktiviteteve të cilat shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në
mjedis,
- Bën mbikëqyrjen e punëve të gurthyesve,
- Bën mbikëqyrjen e shërbimeve publike komunale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e
mjedisit,
- Bën mbikëqyrjen e zonave të mbrojtura,
d) Inspektimi i shërbimeve publike që përfshinë:
- Mbikëqyr kyçjet në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe ndërhyrjet në
infrastrukturën të qytetit dhe fshatit,
- Mbikëqyr mirëmbajtjen e rrugëve, shesheve parqeve,varrezave, dhe sipërfaqet
tjera publike,
- Ndalimin e shfrytëzimit të gjitha llojeve të hapësirave publike pa leje,
- Inspektimin e trafikut urban sipas dispozitave ligjore,
- Ndërmerr masa për eliminimin nga trafiku urban publik i subjekteve të cilët nuk
janë të pajisur me licencë komunale.
- Inspektimin e hapësirave publike, objekteve publike dhe lokaleve për plotësimin
e kushteve higjeniko-sanitare,
- Jep pëlqimin për plotësimin e kushteve sanitare për lokalet afariste.
Kjo drejtori, kryen edhe punë tjera që ia cakton Kuvendi apo kryetari i komunës

12.Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Kompetencat dhe Përgjegjësitë:

a) Aktivitetet kulturore,
b) Përkujdes ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore,
c) Menaxhimin e punës së Arkivit të Komunës,
d) Menaxhimin e punës së Bibliotekës së qytetit,
e) Organizimin e aktiviteteve rinore,
f) Menaxhon me objektet sportive si dhe organizon aktivitete sportive