Kryetari i Komunës

 Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejtë në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale.
Kryetari i komunës zgjidhet për një periudhe katër vjeçare. Mandati i kryetarit të komunës përfundon:
a) kur ta kryejë mandatin e tij;
b) nëse vdes;
c) nëse jep dorëheqje;
d) nëse ndrron vendbanimin në komunë tjetër;
e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye;
f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj;
g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike;
dhe
h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë (6) muaj ose më tepër.
Me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të komunës.Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.