Lajmet   Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë mbajti mbledhjen e rregullt

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë mbajti mbledhjen e rregullt - 22 shkurt 2018

 Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka shqyrtuar një varg çështjesh.

Në këtë seancë Kuvendi ka shqyrtuar raportin vjetor të sigurisë në territorin e Komunës së Vushtrrisë të cilin e ka prezantuar, komandanti i policisë në Vushtrri, togeri Muhamet Alidema.

Nën drejtimin e kryesuesit, Nasuf Aliu, Kuvendi sot ka shqyrtuar Informatën për gjendjen në shëndetësi, pastaj informatën për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2017-2017 të shkollave të Vushtrrisë. Kuvendi ka themeluar edhe Komitetin për komunitete si dhe ka shqyrtuar edhe çështje tjera.

Edhe pse debatuar rreth dy orë për rishqyrtuar e vendimit për themelimin e Komitetit për politikë dhe financa të Kuvendit të Komunës, partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë arritur të gjejnë kompromis për përfaqësimin e anëtareve të Kuvendit nga radhët e femrave në këtë organ.  


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in