Lajmet   Njoftim: Komuna e Vushtrrisë të premten mban takim me kryetarët e Këshillave të fshatrave lidhur me

Njoftim: Komuna e Vushtrrisë të premten mban takim me kryetarët e Këshillave të fshatrave lidhur me Sistemin e Menaxhimit në Vushtrri - 22 shkurt 2018

 
 Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me konsulentët nga Qendra për Mjedis dhe Energji Alternative – CEAE të kontraktuar nga GIZ-i Gjerman, të premten me datë 23.02.2018 në ora 11:00 do të mbajnë takim me administratorët e fshatrave dhe përfaqësuesit e lagjeve për informimin e tyre mbi proceset që po zhvillohen dhe që do të zhvillohen në Sistemin e Menaxhimit të Mbeturinave në komunën e Vushtrrisë.

Temat kryesore të këtij takimi do të jenë:


- Gjendja e menaxhimit te mbeturinave në territorin e Komunës së Vushtrrisë,
- Plotësimi dhe zgjerimi i shërbimit për grumbullim të mbeturinave,
- Plani i ri operativ për grumbullim të mbeturinave në gjithë territorin e Vushtrrisë,
- Përcaktimin i tarifave për shërbimet e Menaxhimit të Mbeturinave dhe
- Diskutim i hapur.


Andaj, në mënyre që të informoheni më saktë për proceset e lartcekura, lusim të gjithë administratorët e fshatrave dhe përfaqësuesit e lagjeve të marrin pjesë në këtë takim.


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in