Lajmet   Njoftim për qytetarë nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Njoftim për qytetarë nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë - 26 shkurt 2018

 Të nderuar qytetarë të komunës së Vushtrrisë, përmes këtij Njoftimi Publik, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri, i njofton të gjitha palët e interesuar se ka arritur që ti fus në regjistrin e të drejtave në pronë të paluajtshme (RDPP), pronat e përfunduara të cilat kanë qenë të vendosura nën masën e Komasacionit dhe për të cilat palët kanë poseduar vendime të organeve kompetente.

 

 Këto prona nuk kanë qenë deri më tani të futura në sistem zyrtar dhe palët nuk kanë mundur që të marrin çertifikatat pronësore dhe tani me futjen në sistemin zyrtar, palët munden që në drejtorinë tonë të pajisen me çertifikata pronësore dhe të kryejnë qarkullimin juridik të pronës së tyre.

 


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in