Lajmet   Zëvendës shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland, vizitoi Komunën

Zëvendës shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland, vizitoi Komunën e Vushtrrisë - 22 shkurt 2018

 
 Në kuadër të programit për ndihma humanitare të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka investuar në rinovimin e shkollës “Bahri Haxha” në Vushtrri.

 

Sot u bë përurimi i këtij investimi në prani të Kryetarit të Komunës z. Xhafer Tahiri, zëvendës shefes së misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland dhe zëvendës ministri i MASHT.

 

Në kuadër të këtij aktiviteti zëvendës shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland u prit në një takim njohës nga Kryetari i Komunës z. Xhafer Tahiri, nënkryetari z. Besim Muzaqi, dhe drejtori i arsimit z. Afrim Namani.

 

Kryetari i Komunës z. Tahiri, në emër të qytetarëve të Vushtrrisë përmes znj. Hyland, falënderoi popullin amerikan për mbështetjen bujare për popullin e Kosovës. Po ashtu kryetari Tahiri e njoftoi znj. Hyland për prioritetet e qeverisjes së re në Vushtrri dhe u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm.  


RSSShpërndaje në Facebook

Sign in