Gjendja civile

Procedurat lidhur me shërbimet e  gjendjes civile

 

Regjistrimi i faktit të lindjes

 

Fakti i lindjes regjistrohet në territorin amë respektivisht në zyrën komunale të Gjendjes Civile në komunën ku ka ndodhur lindja.
Dokumentet që nevojiten për regjistrimin e faktit të lindjes janë:

1. Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik,
2. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
3. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës.
4. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.
5. Nëse fëmija është jashtëmartesor, procesverbali për pranimin e atësisë dhe amësisë,
Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e gjendjes civile është brenda 30 dite nga dita e lindjes.

Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi apo gjetiu),

1. Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
2. Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,
3. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
4. Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
5. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.
6. Nëse fëmija është jashtëmartesor, procesverbali për pranimin e atësisë dhe amësisë,
Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e gjendjes civile është brenda 30 dite nga dita e lindjes.


Për regjistrimin e faktit të lindjes që ka ndodh jashtë territorit të Kosovës

1. Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
2. Certifikata e lindjes internacionale e lëshuar nga shteti ku ka ndodhur fakti i lindjes,
3. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
4. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.
Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e gjendjes civile është brenda 60 dite nga dita e lindjes


Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve në institucionet shëndetësore


1. Fletëlëshimi dhe fleta statistikore;
2. Vërtetimi e institucionit shëndetësor për vaksionimin e kryer;
3. Vërtetimi që nuk është i regjistruar;
4. Certifikata e martesës së prindërve; (Jo më e vjetër se 6 muaj),
5. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve(letërnj,ose pasaporta);
6. Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë, nëse prindërit nuk kanë lidhur martesë;


Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë institucioneve shëndetësore



1. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës, (Jo më e vjetër se 6 muaj),
2. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve(letërnj,ose pasaporta);
3. Vërtetimi nga institucioni shëndetësor për vaksinimin e kryer;
4. Vërtetimi që nuk është i regjistruar;
5. Diplomë, dëftesë shkollore ose vërtetim që është duke vijuar shkollimin;
6. Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor dhe fotokopjet e dokumenteve te identifikimit të dëshmitarëve:
7. Deklarata e dy prindërve për pranimin e atësisë/amsisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
8. Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës;
9. Provat tjera përmes të cilave provohet ose dëshmohet fakti i ndodhjes së lindjes, data, vendi, prindërit, ose ndonjë rrethanë tjetër me rëndësi për lejimin e regjistrimit të mëvonshëm;




Kriteret për regjistrim të mëvonshëm për personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë dëshmi


Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të mëvonshëm në regjistrat e gjendjes civile, nga personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë lloj dokumenti apo certifikate, duhet të plotësohen këto kritere:


1. Gjurmët e gishtrinjëve, për personat mbi moshën 16 vjeçare;
2. Vërtetimi që nuk është i regjistruar;
3. Fotografia;
4. Nënshkrimi;
5. Deklarata e personit që regjistrohet, nëse është i moshës mbi 10 vjet;
6. Deklaratat e dy dëshmitarëve, prindër, të afërm ose fqinjë të personit që regjistrohet;
7. Certifikata e martesës së prindërve ; (Jo më e vjetër se 6 muaj),
8. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve(letërnj,ose pasaporta);


Kriteret për regjistrimin e të lindurve jashtë Kosovës, kur të dy prindërit ose njëri nga ta është shtetas i Kosovës



1. Certifikata e lindjes internacionale apo dokument i barazvlefshëm i lëshuar nga shteti ku ka ndodhur fakti i lindjes dhe e përkthyer ne gjuhen shqipe,
2. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës; (Jo më e vjetër se 6 muaj),
3. Vërtetimi që nuk është i regjistruar;
4. Deklarata për pranimin e atësisë/amësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
5. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës;
6. Nëse njeri prind është me shtetësi te huaj duhet deklarata për pranimin e regjistrimit dhe dhënjen e shtetësisë së R. Kosovës, (Kjo deklaratë jepet pranë zyrtarit të Gjendjes Civile ose pranë Noterit),









Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të vdekjeve në regjistrin e të vdekurve


Me rastin e paraqitjes së kërkeses për regjistrim të mëvonshem të vdekjeve në regjistrin e të vdekurve, duhet të plotësohen këto kritere:



1. Vërtetimi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat, ,(Ekspertiza mjeko-ligjore nëse vdekja është e dhunshme),
2. Fletë-statistika e vdekjes nga institucioni shëndetësor,
3. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar; (Jo më e vjetër se 6 muaj),
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit për të vdekurin,(letërnj,ose pasaporta);


Nëse vdekja ka ndodh jashtë institucionit shëndetësor duhen këto dëshmi:


1. Konstatimi i vdekjes nga mjeku përkatës, nëse vdekja ka ndodh jashtë institucionit shëndetësor;
2. Fletë-statistika e vdekjes nga institucioni shëndetësor
2. Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor;(nëse vdekja ka ndodh para hyrjes ne fuqi te ligjit per gjendjen civile L-nr.04/L-003, dt. 23.06.2011),
3. Vërtetimi që është bërë varrimi nga institucionet fetare; ;(nëse vdekja ka ndodh para hyrjes ne fuqi te ligjit për gjendjen civile L-nr.04/L-003, dt. 23.06.2011),
4. Fotografimi i vendit ku është bere varrimi; ;(nëse vdekja ka ndodh para hyrjes ne fuqi te ligjit për gjendjen civile L-nr.04/L-003, dt. 23.06.2011),
5. Ekstrakti i lindjes;
3. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar;
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit për të vdekurin,(letërnj,ose pasaporta);

Kriteret për regjistrimin e faktit të vdekjes që ka ndodh jashtë vendi në regjistrin e të vdekurve


Me rastin e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të faktit të vdekjes që ka ndodh jashtë vendi në regjistrin e të vdekurve, duhet të plotësohen këto kritere:


1. Certifikata e vdekjes internacionale e lëshuar nga shteti ku ka ndodhur vdekja dhe e përkthyer ne gjuhen shqipe,
2. Ekstrakti i lindjes;
3. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar;
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit për të vdekurin,(letërnj,ose pasaporta);
5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit për paraqitësin,

Kërkesa për korrigjimin e të dhënave personale bëhet personalisht ose nga përfaqësuesi i autorizuar duke i ofruar dëshmitë si në vijim:
(Udhëzimi Administrativ Nr.01/2016-ARC-MPB- Për Korrigjimet dhe Plotësimet në Dokumentet e Arkivuara,Neni.4,5,6,dhe7),

1. Certifikata e lindjes

2.Ekstrakti i lindjes,

3.Certifikata e martesës,(nëse personi është i martuar)

4.Dëshmi nga Gjykata kompetente që nuk është nën hetime,

5.Vërtetim nga policia për verifikimin qe nuk është nën hetime,

6. Fotokopja e dokumentit te identifikimit,(letërnjoftimi ose pasaporta),

7.Dëshmi para vitit 1999 certifikatë ose dokument nga gjendja civile, kopje e letërnjoftimit ose pasaportës, Dëshmi nga institucionet spitalore, etj.


Për personat e mitur kërkohen këto dëshmi:
Për fëmijët nën moshën 18 vjeçare kërkesën duhet ta paraqesin përfaqësuesi ligjor ose kujdestari.


1. Certifikata e lindjes,

2.Ekstrakti i lindjes,

3. Fotokopja e dokumentit te identifikimit për prindër, (leternjoftimi ose pasaporta),

4. Certifikata e martesës për prindër,

5. Fletë-lëshimi i spitalit, Vërtetimi për vaksionimin e kryer ose ndonjë dëshmi tjetër,

Kërkesa për korrigjimin e Emrit Personal bëhet personalisht ose nga përfaqësuesi i autorizuar duke i ofruar dëshmitë si në vijim:
(UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 19/2015PËR KUSHTET DHE PROCEDURAT E NDËRRIMIT DHE KORRIGJIMIT TË EMRIT PERSONAL, Neni. 15 dhe 16)


1. Kërkesa duhet të plotësohet me shkrim
2. Certifikata e lindjes
3. Ekstrakti i lindjes,
4. Certifikata e martesës,(nëse personi është i martuar)
5. Fotokopja e dokumentit te identifikimit,(letërnjoftimi ose pasaporta),
6. Vërtetimi nga Arkiva,
7. Kopja fizike e librit ku është bërë gabim,(Lindjes, martesës, dhe vdekjes),


Kërkesa për korrigjimin e Emrit Personal për personat e mitur kërkohen këto dëshmi:
(Për fëmijët nën moshën 18 vjeçare kërkesën duhet ta paraqesin përfaqësuesit ligjor ose kujdestari),

1. Kërkesa duhet të plotësohet me shkrim
2. Certifikata e lindjes,
3. Ekstrakti i lindjes,
4. Vërtetimi nga Arkiva,
5. Fotokopja e dokumentit te identifikimit për prindër, (letërnjoftimi ose pasaporta.),
6. Certifikata e martesës për prindër,
7. Kopja fizike e librit ku është bërë gabim,


Kërkesa për ndërrimin e emrit personal, bëhet personalisht duke i ofruar dëshmitë si në vijim:

1. Plotësimi i kërkesës dhe arsyetimi me shkrim përse dëshiron ta ndërroj emrin personal;
2. Certifikata e lindjes,
3. Ekstrakti i lindjes,
4. Certifikata e martesës,
5. Vërtetimi nga arkivi,
6. Dëshmi nga Gjykata kompetente qe nuk është nën hetime,
7. Vërtetim nga policia që nuk është nen hetime,
8. Fotokopja e dokumentit te identifikimit,(letërnjoftimi ose pasaporta),
9. Ekstrakti i lindjes për fëmijë,(nëse ka fëmijë),
10.Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit;
11.Vërtetim i tatimit në pronë.
12. Pagesa 20 Euro, (Kjo pagesë duhet te bëhet në Bankë,)

Për personat e mitur kërkohen këto dëshmi:

1. Kërkesa për ndërrimin e emrit personal, për fëmijë bëhet nga prindërit ose kujdestari,
2. Pëlqimi i të dy prindërve për ndërrimin e emrit personal të fëmijut;
3. Certifikata e lindjes;
4. Ekstrakti i lindjes nga regjistri qendror;
5. Certifikata e martesës e prindërve;
6. Fotokopja e dokumentit te identifikimit për prindër,(leternjoftimi ose pasaporta),
7. Vërtetimi nga arkivi,
8. Pagesa 20 Euro, (Kjo pagesë duhet te bëhet në Bankë,)

- Nëse prindërit jetojnë të ndarë, ndërrimin e emrit personal, emrit apo mbiemrit të fëmijës mund ta kërkojë njëri nga prindërit te i cili jeton fëmija, respektivisht atij të cilit i është besuar përkujdesja dhe edukimi, por nga prindëri tjetër kërkohet pëlqimi.
- Nëse ndërrimin e emrit personal, emrit apo mbiemrit e kërkon kujdestari/ja, atëherë pëlqimin duhet ta jap edhe qendra kompetente për punë sociale;
- Pëlqimi i fëmijës është i domosdoshëm nëse është mbi moshën 10 vjeçare përveç rasteve kur fëmija nuk ka zotësi për të vepruar;

UDHËZIM ADMINISTRATIV MPB NR. 19/2015 PËR KUSHTET DHE PROCEDURAT E NDËRRIMIT DHE KORRIGJIMIT TË EMRIT PERSONAL
Neni 13
Afati brenda të cilit ndërrohet emri personal
1. Në procedurë administrative para organit të gjendjes civile, shtetasi nuk mund ta ndërroj emrin personal para se
të kaloj afati prej pesë (5) vitesh nga ndërrimi mëparshëm, sipas Ligjit Nr. 02/L-118 për Emrin Personal.
Neni 8
Shqyrtimi administrativ i kërkesës për ndërrim të emrit personal

2. Komisioni i themeluar nga Ministri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal i verifikon të gjithë dokumentacionin dhe kthen rekomandimin në afat prej 15 ditësh.

3. Komisioni i themeluar nga Minisri për verifikimin e kërkesave për ndërrim të emrit personal i kthen përgjigje
Komisionit të Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës përkatëse përmes postës elektronike.

5. Nëse Komisioni i Zyrës së Gjendjes Civile vendos për ndërrimin e emrit personal, dokumentet e palës siç janë: letërnjoftimi,pasaporta dhe patentë shoferi, i përcillen Komisionit për Shkatërrimin e Dokumenteve në Agjencinë e Regjistrimit Civil së bashku me njoftimin.

INFORMATË NË LIDHJE ME PROCEDURAT E LIDHJES SË MARTESËS

Personat që dëshirojnë të lidhin martesë duhet t’i paraqesin kërkesë me shkrim zyrtarit kompetent të zyrës së gjendjes civile, ku të dy bashkëshortët ose njëri nga ata e ka vendbanimin e përhershëm në Komunën e Vushtrrisë.

Kërkesës për lidhjen e martesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

1. Ekstrakti i lindjes, (jo më e vjetër se 6 muaj),
2. Certifikata e statusit martesor, (jo më e vjetër se 6 muaj),
3. Dokumenti i identifikimit, (fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës),
4. Dy dëshmitarë, (me fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës),
5. Nëse njëri nga bashkëshortët ka qenë i martuar, duhet vendimi i gjykatës kompetente që dëshmon shkurorëzimin.
6. Për personat nën moshën 18 vjeçar kërkohet vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës.

Nëse njëri nga bashkëshortët ka vendbanim në botën e jashtme duhet të sjellë edhe këto dokumente:
a) Dëshminë e statusit martesor nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit; (Civil status,Aufenthaltsbescheinigung ose deklarata nga Noteri)
b) Dëshminë e vendbanimit nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit ,(Certificate of Residence, Aufenthaltsbescheinigung)
Nëse njëri nga bashkëshortët ka shtetësi të huaj duhen këto dokumente:
1. Certifikata e lindjes ndërkombëtare (internacionale) -jo më e vjetër se 6 muaj,
2. Certifikata e statusit martesor nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit (jo më e vjetër se 6 muaj),
3. Certifikata e kapacitetit martesor nga shteti ku e ka vendbanimin e fundit (jo më e vjetër se 6 muaj), që dëshmon të drejtën për të lidhur martesë dhe se nuk ka ndalesa dhe pengesa ligjore për të lidhur martesë.(Certificate of capacity to contract marriage, Ehefähigkeitszeugnis.)
4. Dokumenti i identifikimit, (fotokopja e pasaportës),Nese ka dy shtetësi duhet edhe kopja e dok, të Kosovës.
5. Certifikata e vendbanimit,(Certificate of Residence, Aufenthaltsbescheinigung),
6. Nëse njëri nga bashkëshortët ka qenë i martuar, duhet vendimi i gjykatës kompetente që dëshmon shkurorëzimin.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet që sjellën nga shtetet e huaja duhet të jenë origjinale dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

Me kërkesën e çiftit bashkëshortor kurorëzimi mund të bëhet edhe jashtë objektit komunal, Në lidhje me këtë komuna ka krijuar mundësin që akti solemn i kurorëzimit të bëhet edhe në ambientin e Kalasë së qytetit në Vushtrri.

Pagesa për aktin e kurorëzimit në ambientin e komunës është 10 €.
Pagesa për aktin e kurorëzimit në ambientin e komunës jashtë orarit të punës është 20 €.
Pagesa për aktin e kurorëzimit jashtë ambientin të komunës është 50 €.

Martesa mund të lidhet vetëm pas 24 orëve prej ditës së shpalljes.



PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME NATYRALIZIM


Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

• Dëshminë që nuk është nen hetime penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.
. Ekstrakti i lindjes,
• Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
• Deklarata e bashkësisë familjare;
• Dëshmi të lejes se vlefshme te qëndrimit për 5 vite (te lindurit ne Kosove dhe pasardhësit e tyre)
• Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare nga Administrata Tatimore e Kosovës. (MITROVICË)
• Dëshmi nga Zyra Komunale e Tatimit ne Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore. ( KOMUNË, NR. 17)
• Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij.(DËSHMI QË POSEDON SHTËPI,(BANESË).
• Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare.(QENDRA PËR KURSE TË GJUHËVE TË HUAJA).
• Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës. (GJYKATA KOMUNALE)
• Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR VUSHTRRI )
• Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale. (Q.P SOCIALE)
• Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
• Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës. (PRANË ZYRTARIT TË SHTETËSIVE).
• Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro.


PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIM E SHTETËSISË SE KOSOVËS ME NATYRALIZIM I/E BASHKËSHORTIT

Kërkesa e personit te huaj i cili është bashkëshort i shtetasit te Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.


Kërkesës duhet bashkangjitur:
• Dëshminë që nuk është nen hetime penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.
. Ekstrakti i lindjes,
• Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
• Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
• Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare nga Administrata Tatimore e Kosovës.(MITROVICË)
• Dëshmi nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore. (KOMUNË, NR. 17)
• Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës. (GJYKATA KOMUNALE).
• Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR VUSHTRRI )
• Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.(Q. P. SOCIALE)
• Dokument i vlefshëm identifikimi.
• Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës.(KOMUNË,NR,47)
• Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro

PROCEDURA E APLIKIMIT PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME NATYRALIZIM TE PERSONIT QE KA HUMBUR SHTETËSINË E KOSOVËS


Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur ne Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkese ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

Dëshminë qe nuk është nen hetime organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.

• Certifikatën e lindjes
• Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit
• Kopje te dokumenteve te identifikimit të të dy prindërve
• Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës ) (Mitrovicë)
• Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore). (Komune nr. 17)
• Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës ( Gjykate Vushtrri)
• Vërtetim nga Policia e Kosovë(STACIONI POLICOR VUSHTRRI )
• Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale. (Q.P. Sociale)
• Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
• Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
• Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
• Taksa administrative ne shume prej 150 euro, ndërsa për persona te mitur ne shumën prej 50 euro.

PER PROCEDURËN E HUMBJES SË SHTETESISE SE KOSOVËS ME LIRIM

Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhor.
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia për persona madhor parashtrohet ne Zyrën e Gjendjes Civile personalisht sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

• Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
• Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon
• Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga shteti i huaj ku personi e ka vendbanimin e fundit.

. Ekstrakti i lindjes
• Certifikatën e lindjes. (KOMUNË)
• Kopje te dokumentit te identifikimit.
• Dëshmi për vendbanimin e fundit në Kosovë.(KOMUNË).
• Dëshmi qe i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës.(MITROVICË)
• Dëshmi nga zyra komunale e tatimit ne prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore. (KOMUNË, NR.17)
• Dëshminë nga qendra komunale për pune sociale qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje te te cilëve është përgjegjës para ligjit. (QENDRA PËR PUNË SOCIALE).
• Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, jo me te vjetër se 6 muaj.(GJYKATA KOMUNALE).
• Vërtetim nga Policia e Kosovës ( STACIONI POLICOR VUSHTRRI )


• Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit te Kosovës për Inteligjence. (KOMUNË, NR.47).
• Ne rast se komisionet vendos për lirim nga shtetasit nga shtetësia e Republikës se Kosovës shtetasi ne fjale është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 150 euro.
• Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jenë te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove


PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR HUMBJEN E SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SE KOSOVËS ME LIRIM NGA SHTETËSIA I/E TE MITURVE

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i (e) te miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe behet ne te njëjtën kërkese te parashtruar nga prindërit apo prindi ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

• Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
• Dëshmi për vendbanimin/ vendqëndrimin te shtetit te huaj ku banon
___________________________________________________________

• Certifikatën e lindjes se te miturit
• Certifikatën nga regjistrat e gjendjes civile te prindërve,(Certifikata e Kurorezimit).
• Dëshmi për vendbanimin e fundit te prindërve ne Republikën e Kosovës
• Kopja e dokumentit te identifikimit te të miturit nëse e posedon
• Kopjen e dokumentit te identifikimit te të dy prindërve
• Deklaratën e pajtimit me shkrim nga te dy prindërit e vërtetuar
• Pajtimi i te miturit me i vjetër se 14 deri ne 18 vjet.
• Ne rast se përkujdesjen e fëmijës se mitur e ka njeri prind dëshmitë duhet te plotësohen vetëm nga njeri prind qe e ka përkujdesjen e fëmijës se mitur. Ne ketë rast kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe dëshmia me te cilin vërtetohet se prindit ne fjale i është besuar përkujdesja ndaj fëmijës se mitur
• Ne rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës se mitur nga shtetësia e Republikës se Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro.
• Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove.
• Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar.