Shërbimet kadastrale

REGJISTRIMI / BARTJET E PRONËS SË PALUAJTSHME PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo çertifikata e biznesit (për persona juridik / bizneset)
3. Autorizimi për përfaqësim (dorëzim) të dokumenteve i noterizuar
4. Kontratë valide e vërtetuar / noterizuar
5. Aktvendimi dhe aktgjykimi i plotëfuqishëm
6. Kontrata mbi privatizimin nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit - AKP
7. Vendimet nga Agjencioni Kosovar i Pronës - KPA 8. Vendimet administrative shtetërore
9. Dëshmija e transferit bankar për të gjitha shitë-blerjet në vlerë mbi 10,000 Euro
10. Vula e transakcionit nga Drejtoria për buxhet dhe financa
11. Deklaratë e transferit të paluajtshmërisë nga Njësiti për Intelegjencë Financiare
12. Fletëpagesa me taksa të aplikueshme
Vërejtje: Në rast të mungesës së ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura ju lutem këshillohuni me zyrtar të shërbimit për regjistrim të drejtave të pronës së paluajtshme – RDPP

ÇERTIFIKATAT E PRONËSISË DHE KOPJET E PLANIT PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo kopja e çertifikatës së biznesit (personat juridik / bizneset)
3. Autorizimi për përfaqësim (dorëzim) të dokumenteve i noterizuar
4. Vërtetimi i pagimit të tatimit në pronë
5. Fletëpagesa me taksa të aplikueshme
Vërejtje: Në rast të mungesës se ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura ju lutem këshillohuni me zyrtar në zyret pritëse ku edhe aplikoni për këto dokumente

REXHISTRIMI I HIPOTEKËS PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për regjistrim të hipotekës
3. Kontrata mbi hipotekën
4. Kontrata mbi kredinë
5. Procesverbali i vlersimit të patundshmërisë
6. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo çertifikata e biznesit (personat juridik / bizneset)
7. Autorizimi i zyrtarit të bankës
8. Letërnjoftimi i zyrtarit të autorizuar të bankës
9. Çertifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e planit
10. Fletëpagesa me taksat e aplikueshme.
Vërejtje: Në rast te mungesës se ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura ju lutem këshillohuni me zyrtarin në zyrën e hipotekave

ÇREXHISTRIMI I HIPOTEKËS PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për çregjistrim të hipotekës
3. Autorizimi i zyrtarit të bankës
4. Kopja e letërnjoftimit e personit të autorizuar të bankës
5. Fletëpagesa me taksat e aplikueshme.
Vërejtje: Në rast te mungesës se ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura ju lutem këshillohuni me zyrtarin në zyrën e hipotekave


NDARJE, BASHKIM, IDENTIFIKIM TË PARCELAVE, RI-RREGULLIM I KUFIJVE TË PARCELAVE, NDËRRIM KULTURE, MATJE E NDËRTESAVE DHE PJESËVE TË NDËRTESAVE, PËRCAKTIM I KUFIJVE TË PARCELAVE PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK - NËSE APLIKOHET PËRMES GJEODETËVE TË DREJTORISË SË KADASTRIT

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo çertifikata e biznesit (për persona juridik / biznese)
3. Pëlqimi për parcelizim apo bashkim nga Drejtoria e Urbanizmit për zonat urbane
4. Regjistri i fletë paraqitjeve
5. Çertifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe kopja e planit
6. Fletëpagesa me taksat e aplikueshme për shërbim kadastral

NDARJE, BASHKIM, IDENTIFIKIM TË PARCELAVE, RI-RREGULLIM I KUFIJVE TË PARCELAVE, NDËRRIM KULTURE, MATJE E NDËRTESAVE DHE PJESËVE TË NDËRTESAVE, PËRCAKTIM I KUFIJVE TË PARCELAVE PËR PERSONA FIZIK DHE JURIDIK - NËSE APLIKOHET PËRMES GJEODETËVE APO KOMPANIVE TË LICENCUARA

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa e palës tek gjeodeti / kompania e licencuar
3. Kopja e Letërnjoftimi t e personat fizik / pronarit të pronës së paluajtshme si dhe gjeodetit të licencuar
4. Pëlqimi për parcelizim / bashkim nga Drejtoria e urbanizmit për zonat urbane
5. Kopja e licencës së gjeodetit ose kompanisë së licencuar
6. Kopja e koordinatave të marruar zyrtarisht së bashku me skicë
7. Regjistri i fletë paraqitjeve, manuali dhe CD-ja
8. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe kopja e planit
9. Tabela e koordinatave të lexuara, matja e parë dhe e dytë (sipas kornizës në fuqi)
10. Fletëpagesa me taksat e aplikueshme për shërbim kadastral, koordinata gjeodezike.
Vërejtje: Në rast te mungesës se ndonjë nga dokumentet e lartpërmendura ju lutem këshillohuni me zyrtar të shërbimit për gjeodezi