Shërbimet urbanistike

 Lëshimi I lejes mjedisore komunale

1. Aplikacioni;
2. Certifikata e regjistrimit te biznesit;
3. Fleta posedues;
4. Kopja e planit me koordinata;
5. Kontrate për shfrytëzim te ngastrës;
6. Raporti për leje mjedisore komunale;
7. Përshkrimi i procesit teknologjik, identifikimi dhe përshkrimi i ndikimeve ne mjedis;
8. Masat për zvogëlimin e ndikimeve ne mjedis;
9. Kopja e letërnjoftimit.

Lëshimi i pëlqimit komunal për mbrojtjen e mjedisit

1. Aplikacioni;
2. Kopja e planit;
3. Fleta poseduese;
4. Kërkesa me specifikat e aktiviteteve;
5. Kopje e letërnjoftimit;
6. Certifikata e biznesit.


KUSHTET PËR NDËRTIM TË RI DHE NDËRTIM TË PËRKOHSHËM - KATEGORIA I

Me Ndërtimi të ri nënkuptojmë ndërtim që kryhet në pjesë të një parcele toke ku nuk ka ndërtim ose që zëvendëson plotësisht ndërtimin ekzistues (Neni 3- Ligji Nr. 04/L – 110 për Ndërtim). Kushtet ndërtimore janë kushtet të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentacionit ndërtimor për çdo parcelë kadastrale përmes zonimit dhe klasifikimit të shfrytëzimit të tokës, siç përcaktohen në Hartën Zonale të Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të Hollësishme (Neni 21- Ligji Nr. 04/L-174 i Planifikimit Hapësinor ). Nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, aplikuesi i propozon organit kompetent kushtet ndërtimore që dalin mbi bazën e diametrit prej pesëdhjetë (50) metrave nga vijat kufizuese të parcelës tokësore për të cilën aplikuesi ka kërkuar të ndërtoj objektin e tij ndërtimor.(Neni 18 I Ligjit Nr. 04/L – 110 për Ndërtim)
Hapi I
APLIKIMI
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata në emër të pronarit të parcelës. (dëshmia mbi pronën jo më e vjeter se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/pronarëve të parcelës dhe investitorit.
3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës dhe investitorit.
4. Incizmimi gjeodezik i parcelës (në sistem shtetëror Kosova Ref. 01) dhe sipërfaqes në diametër prej 50m prej kufirit të parcelës.

(Të përgaditet nga kompania e licensuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
5. Pëlqimi i noterizuar nga pronarët e parcelave fqinje për sigurimin e qasjes deri në rrugë publike.

(vetëm për parcelat që nuk kanë qasje në rrugë, marrëveshje e noterizuar me fqinjët nëpër pronën e të cilëve kalon rruga)
6. Projekt propozimi ideor i shtëpisë apo kompleksit të shtëpive individuale me zgjidhje urbane sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/2013. (Nga kompania për projektim)
- Për objektet e përkohshme: projekti ideor, zgjidhja urbane në bazë të kritereve të Rregullores Komunale 01. nr. 110-288305, më 31.12.2014 për Objekte të Përkohshme
7. Informata nga plani (PZHU,PZHK ose PrrU-opcionale).
8. Pëlqimi nga fqiu kur ndërtesa vendoset në kufi të parcelës apo edhe në distancë më të vogël se sa që parashihet me planin. (Marrëveshje e noterizuar)
9. Fotografi të lokacionit (duke përfshirë parcelën dhe ndërtesat përreth deri në diametër prej 50m)
10. Dëftesë pagesa e taksës komunale


KUSHTET PËR RINDËRTIM TË NDËRTESAVE - KATEGORIA I

Kushtet ndërtimore janë kushtet të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentacionit ndërtimor për çdo parcelë kadastrale përmes zonimit dhe klasifikimit të shfrytëzimit të tokës, siç përcaktohen në Hartën Zonale të Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të Hollësishme (Neni 21- Ligji Nr. 04/L-174 i Planifikimit Hapësinor ) Nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, aplikuesi i propozon organit kompetent kushtet ndërtimore që dalin mbi bazën e diametrit prej pesëdhjetë (50) metrave nga vijat kufizuese të parcelës tokësore për të cilën aplikuesi ka kërkuar të ndërtoj objektin e tij ndërtimor.(Neni 18 I Ligjit Nr. 04/L – 110 për Ndërtim)
Me Rindërtim nënkuptojmë punë ndërtimore që ka për synim ndyshimin substancial të një ndërtimi, për shembull:
• Ndërtim i katit të ri të një ndërtese ose largim i një kati ekzistues, si dhe ndryshim i gabaritit të ndonjërit kat për më shumë se një (1) metër;
• Ndryshim i madhësisë së elementeve arkitekturore të pjesës së jashtme për më shumë se dy përqind (2 %) dhe zero presje një (0,1) metër;
• Zëvendësim, largim, ose riparim i pjesëve strukturore të ndërtimeve;
• Ndryshim i projektit ekzistues sipas të cilit paraprakisht është lëshuar certifikata e shfrytëzimit;
• Modifikim, zgjerim ose reduktim i sistemeve të shërbimeve publike për përdorim të përbashkët në ndërtim
Hapi I
APLIKIMI
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata në emër të pronarit të parcelës. (dëshmia mbi pronën jo më e vjeter se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/pronarëve të parcelës dhe investitorit.
3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës/parcelave dhe investitorit.
4. Incizmimi gjeodezik i parcelës (në sistem shtetëror Kosova Ref. 01) dhe sipërfaqes në diametër prej 50m prej kufirit të parcelës.

(Të përgaditet nga kompania e licensuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
5. Pëlqimi i noterizuar nga pronarët e parcelave fqinje për sigurimin e qasjes deri në rrugë publike.
(vetëm për parcelat që nuk kanë qasje në rrugë, marrëveshje e noterizuar me fqinjët nëpër pronën e të cilëve kalon rruga)
6. Projekti i gjendjes ekzistuese dhe propozimi për rindërtim, me përshkrimin teknik për punët që kërkohet të zhvillohen me rindërtim.
(Nga kompania për projektim)
7. Analiza e stabilitetit të ndërtesës ekzistuese dhe ndikimi i rindërtimit në atë ndërtesë. (nga eksperti I lëmisë apo kompania e licensuar)
8. Informata nga plani (PZHU,PZHK ose PRRU-opcionale)
9. Pëlqimi nga fqiu kur pjesa e ndërtesës për të cilën kërkohet rindërtimi ofrohet në distancë më të vogël se të paraparë me kriteret e planit , ose rindërtohet në kufi të parcelës me fqiun. (Marrëveshje e noterizuar)
10. Fotografi te lokacionit (duke përfshirë parcelën dhe ndërtesat përreth deri në diametër prej 50m)
11. Leja e ndërtimit apo leja e legalizimit të ndërtesës ekzistuese (me dokumentacionin teknik).
(Në rast se ndërtesa është ne procedurë të legalizimit, vërtetimi që ndërtesa figuron në regjistrin e Ndërtimeve pa leje)
12. Dëftesë pagesa e taksës komunale



KUSHTET PËR NDËRTIM - KATEGORIA II

Kushtet ndërtimore janë kushtet të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentacionit ndërtimor për çdo parcelë kadastrale përmes zonimit dhe klasifikimit të shfrytëzimit të tokës, siç përcaktohen në Hartën Zonale të Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të Hollësishme (Neni 21- Ligji Nr. 04/L-174 i Planifikimit Hapësinor ) Nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, aplikuesi i propozon organit kompetent kushtet ndërtimore që dalin mbi bazën e diametrit prej pesëdhjetë (50) metrave nga vijat kufizuese të parcelës tokësore për të cilën aplikuesi ka kërkuar të ndërtoj objektin e tij ndërtimor.(Neni 18 I Ligjit Nr. 04/L – 110 për Ndërtim)
Hapi I
APLIKIMI
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata e pronësisë në emër të pronarit/pronarëve të parcelës/ parcelave kadastrale

(dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/pronarëve të parcelës/parcelave dhe investitorit
3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës/ parcelave dhe investitorit
4. Marrëveshja për bashkë-investim në mes të pronarëve të parcelave dhe investitorit (e noterizuar)
5. Pëlqimi I noterizuar nga pronarët e parcelave fqinje për sigurimin e qasjes deri në rrugë publike
(vetëm për parcelat që nuk kanë qasje në rrugë, marrëveshje e noterizuar me fqinjët nëpër pronën e të cilëve kalon rruga)
6. Për ndërtesat në pronësi publike, shtetërore, universitare, komunale ,fetare etj.,të sigurohet pëlqimi nga organi kompetent.
7. Informata mbi planin(PRrU, PZHUose PZHK-opcionale)
8. Incizmimi gjeodezik i parcelës/parcelave, gjendjes ekzistuese (në sistem shtetëror Kosova Ref. 01) dhe sipërfaqës në diametër prej 50m nga kufiri i parcelës.

(Të përgaditet nga kompania e licensuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
9. Projekt propozimi i zgjidhjes urbane dhe projektit ideor të ndërtimit (në kopje të fortë dhe në formatin digjital duke përfshirë dhe prezentimin e zgjidhjes nga kompania projektuese)
10. Fotografi të lokacionit (duke përfshirë parcelën dhe ndërtesat përreth deri në diametër prej 50m)
11. Dëftesë pagesa e taksës komunale


LEJA NDËRTIMORE, NDËRTIM I RI, RINDËRTIM DHE NDËRTIM TË PERKOHSHËM- Kategoria I

Leje e lëshuar nga organi kompetent që shërben si bazë ligjore për realizimin e ndërtimit në përputhje me këtë ligj.
Hapi I
APLIKIMI
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata e pronësisë të pronarit/pronarëve të parcelës/ave

(dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/pronarëve të parcelës/ave dhe investitorit.
3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës/ave dhe investitorit.
4. Informata mbi planin. (nga planet rregulluese, PZHU, PZHK-opcionale)
5. Kushtet ndërtimore të miratuara;
6. Incizimi gjeodezik me ndërtesë të pozicionuar në sistemin koordinativ shtetëror Kosova Ref. 01. (Nga kompania e licencuar gjeodezike)
7. Projekti kryesor me të gjitha fazat në 3 kopje të forta dhe një kopje digjitale (sipas Udhëzimit Administrativ MMPH 10/2013)
8. Pëlqimet nga kompanitë publike (KEDS, PTK,etj.)
9. Nëse ndërtesa pozicionohet në dy e më shumë parcela kadastrale, paraprakisht të bëhet bashkimi I tyre.
10. Gabaritet e ndërtesës dhe tabela e kalkulimeve të hapësirave përmbajtëse për llogaritjen e përafërt të taksës administrative dhe të densitetit.
11. Tek ndërtimet e përkohshme deklarata e noterizuar e pronarit të parcelës se është I pajtimit për afatin e përkohshëm të vendosjes –ndërtimit.
12. Dëftesë pagesa e taksës komunale


LEJE NDËRTIMORE - KATEGORIA II

Hapi I
Për të aplikuar për leje ndërtimore do të verifikohen :
1. Marrëveshja për shpronësimin e pronës në hapësirë publike (rrugë, gjelbrim etj- në rast që plani parasheh një pjesë e parcelës kadastrale të destinohet hapësirë me interes publik; Urbanizmit)
2. Pagesa e taksave për leje ndërtimore paraprake brenda kompleksit ndërtimor (nëse ka)
3. Nëse aplikuesi/investitori figuron në listën e borxhëlinjëve
4. Bashkimi i parcelave kadastrale
5. Deklarata e pronarëve të parcelave për shënderrim në pronë publike të pjesës se parcelës jashtë bashkëpronësisë për rastet e ndërtesave shumë banesore
6. Nëse parcela është në kontest gjyqesor
7. Nëse prona është në hipotekë

Hapi II
APLIKIMI
Plotësimi i Aplikacionit përkatës
Hapi III
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata e pronësisë të pronarit/pronarëve të parcelës/ave
(dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Taksa për aplikim
3. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/bashkë-pronarëve të parcelës/ave dhe investitorit.
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/bashkë-pronarëve të parcelës/ave dhe investitorit.
5. Kushtet Ndërtimore dhe informata mbi planin të leshuara paraprakisht nga D. për urbanizëm – kopje
6. Kontrata /marrëveshja e noterizuar e pronarëve me investitorin për bashkë-investim.
7. Marrëveshja per zgjidhje urbane e vërtetuar tek noteri (kur ky dokument nuk posedohet te kushtet ndërtimore)
8. Incizimi gjeodezik me ndërtesë/ndërtesa të pozicionuar/a në sistemin koordinativ shteteror Kosova Ref.01 (Nga kompania e licensuar gjeodezike)
13. Projekti kryesor me të gjitha fazat në 3 kopje, në harmoni me rregulloret relevante në fuqi për norma teknike
9. Pëlqimet nga kompanitë publike (KEDS, PTK, etj).
10. Lejen Mjedisore Komunale ose vërtetimin e aplikimit për këtë leje – kopje
11. Elaboratin dhe pëlqimin e mbrojtjes kundër zjarrit (ky dokument lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme)
12. Elaborati gjeomekanik i truallit dhe sigurimit të gropës - (projekt nga kompania e licensuar të dorëzohet në lidhje të fortë)
13. Elaborati i organizimit të punishtës (kompania e licensuar- opcional)
14. Plani Dinamik i Ndërtimit dhe I mbikqyrjes Inspektuese (nga kompania e licensuar-opcional)
15. Elaborati I Fizikes së Ndërtimit dhe aplikimi I masave për Efiçiencë të Energjise – (nga kompania e licensuar)
16. Pëlqimet e noterizuara nga fqinjët në rast se parashihet të ndërtohet ndërtesa në kufi të parcelës.
17. Nëse ndonjë parcelë kadastrale është në hipoteke-peng, parprakisht të sigurohet pëlqimi nga pengmarrësi.
18. Gabaritet e ndërtesës dhe tabela e kalkulimeve të sipërfaqeve përmbajtëse për kalkulimin të taksave
19. Fotografi te lokacionit (duke përfshirë parcelën dhe ndërtesat përreth deri në diametër prej 50m)
20. Për ndërtesat në pronësi publike, shteterore, universitare, komunale,fetare etj., të sigurohet pëlqimi nga organi kompetent.
21. Në rastet e komplekseve të ndërtesave dhe realizimit me faza, duhet të prezentohen dokumentacionet e lejeve dhe aktvendimet e taksave dhe tarifave të densitetit për Ndërtesat e realizuara në fazat e mëhershme.
22. Dëftesë pagesa e taksës komunale


VENDIM-PËLQIM PËR NDËRTIMIN E MUREVE MBROJTËSE, RREGULLIMIN E OBORREVE, RRETHIMIN E PARCELAVE

Hapi I
APLIKIMI
Plotësimi i Aplikacionit përkatës
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e planit dhe Certifikata e pronësisë të pronarit/pronarëve të parcelës.

(dëshmia mbi pronën jo më e vjeter se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jene të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit
3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit
4. Projekt propozimi i projektit ideor të zhvillimit të punimeve duke përfshirë edhe gjendjen ekzistuese si dhe përshkrimi i zhvillimit të punimeve me materiale të përdorura.
5. Përshkrimi i zhvillimit të punimeve me paramasë (nga profesionistë).
6. Fotografi të ndërtesës dhe lokacionit për ndërhyrje (duke përfshirë të gjitha ndërtesat në kuadër të parcelave)
7. Nëse kërkohet të ndërtohet në kufi të parcelës (sidomos tek rrethoja e parcelës, apo muri mbrojtës) duhet të merret pëlqimi i noterizuar nga fqiu.
8. Incizmimi gjeodezik i parcelës (në sistem shtetëror Kosova Ref. 01) duke përfshirë edhe rrugën që ka qasje parcela.
9. Leja e ndërtimit apo e legalizimit te ndërtesat ekzistuese (me dokumentacionin teknik-Në rast se ndërtesa eshte në procedurë të legalizimit, vërtetimi që ndërtesa figuron në regjistrin e ndërtimeve pa leje)
14. Dëftesë pagesa e taksës komunale


LEJE PËR RRËNIM

Hapi I
APLIKIMI
Plotësimi i Aplikacionit përkatës
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TE NEVOJSHËM
Kopja e Planit dhe Certifikata e pronësisë
1. Kopja e Planit dhe Certifikata e Pronësisë (dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
2. Vërtetimi I Tatimit në Pronë
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit/pronarëve
4. Projekti I rrënimit të ndërtesat me planin dinamik
5. Konstatim nga Drejtoria e Inspeksionit nëse rrënimi i ndërtesave paraqet rrezik për banorët dhe rrethinën.
6. Elaborati për të gjitha masat e sigurisë gjatë realizimit të rrënimit
7. Plani i bartjes së mbetjeve inerte


CAKTIMI I PIKAVE PËR NDERTIMIN E NDËRTESAT - PIKETIMI

Hapi I
APLIKIMI
Plotësimi i Aplikacionit përkatës
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM
1. Kopja e Planit dhe Certifikata e Pronësisë (Fotokopja nëse aplikohet në afat prej 30 ditësh nga marrja e lejes)
2. Fotokopja e vendimit të Lejes së Ndërtimit së bashku me dispozitën urbanistike (me koordinata)


PËLQIM PËR BASHKIM TË PARCELAVE

Plotësimi i Aplikacionit përkatës
- Kopja e Planit dhe Certifikata e Pronësisë (dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj n formatin origjinal ose te fotokopjuar dhe te vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
- Informate mbi planin (nga planet rregulluese, PZHU, PZHK-opcionale)
- Kushtet Ndërtimore (nëse posedohet)
- Fotokopja e dokumentit te identifikimit te pronarëve
- Zgjidhja urbane (nëse posedohet)


PËLQIM PËR PARCIALIZIM SIPAS KRITEREVE TË PLANIT (PRrU, PZhU)

Hapi I
APLIKIMI
Plotësimi i Aplikacionit përkatës
Hapi II
KOMPLETIMI DHE DOREZIMI I DOKUMENTACIONIT TE NEVOJSHEM
- Kopja e Planit dhe Certifikata e Pronësisë (dëshmia mbi pronën jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose te fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. Kopjet e planit të parcelave kadastrale duhet të jenë të harmonizuara me vektorët kadastral)
- Informata mbi planin (nga planet rregulluese, PZHU, PZHK-opcionale)
- Kushtet ndërtimore (nëse posedohen)
- Zgjidhja urbane (nëse posedohet )
- Incizimi gjeodezik me propozim të parcializimit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit
- Autorizimi në rast se aplikimi bëhet nga dikush tjetër