Qendra Komunale e Biznesit në Vushtrri

Këtu do t’i gjeni të gjitha informacionet dhe udhëzime rreth të gjitha aspekteve të lidhura me fillimin ose operimi e një biznesi në Kosovë. Mund ta shkarkoni broshurën ku janë të përfshira udhëzimet hap pas hapi për regjistrim e biznesit dhe procedura tjera të cilat janë të  parapara me ligj.
Gjithashtu mund ta shkarkoni edhe manualin me shpjegime se si plotesohen formularët mund të gjeni edhe shembull se çka duhet të përmbajë një statut i një shoqërie tregtare si dhe  informacione të rëndësishme lidhur me operimin e bizneseve.
Këtu poashtu mund të shkarkoni edhe Ligje dhe akte tjera normative të cilat rregullojnë fushëveprimtarinë e bizneseve.
Për çdo informatë tjetër çdo herë mund t'i drejtoheni stafit të Qendrës së biznesit në Vushtrri në numrin e telefonit (028) 573 650.

Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë

Këtu mund t'i shkarkoni të gjitha llojet e formularëve lidhur me regjistrimin e biznesit.

Formularët - A   Formularët   Formularët - K
      B,C,D,E      
A - 0 Shkarko   B- 1 Shkarko   K - 0 Shkarko
A - 1 Shkarko   C -1 Shkarko   K - 1 Shkarko
A - 2 Shkarko   D -1 Shkarko   K - 2 Shkarko
A - 3 Shkarko   E -1 Shkarko   K - 3 Shkarko
A - 4 Shkarko         K - 4 Shkarko
A - 5 Shkarko         K - 5 Shkarko
A - 6 Shkarko         K - 6 Shkarko
A - 7 Shkarko         K - 7 Shkarko
A - 8 Shkarko         K - 8 Shkarko
A - 9 Shkarko         K - 9 Shkarko
A - 10 Shkarko         K - 10 Shkarko
            K - 11 Shkarko

Regjistrimi i biznesit të ri

Një aplikim mund të bëhet në çdo qendër komunale të ARBK-së (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës), varësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin. Lista e qendrave komunale është e publikuar në këtë faqe zyrtare të internetit të ARBK-së.

A. Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?
I. Formulari i aplikimit
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:
1. Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme shoqërish tregtare që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo korporatë). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një korporate si dhe llojin e korporatës. Informacioni mbi kërkesat ligjore të shoqërive tregtare mund të gjendet në ligjin Nr.02//L-123 për Shoqëritë Tregtare. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
2. Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra:
a) pranë çdo qendre të QRB-së; ose
b) mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të ARBK-së.
3. Të gjitha instruksionet për plotësimin e tyre mund të gjenden në çdo qendër të QRB-së. Çdo zyrtar pranimi është i gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.

II. Dorëzimi i aplikimit për regjistrim
1. Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti(ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të QRB-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
2. Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek zyrtari i QRB-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për personin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të nënshkruar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
3. Zyrtari i pranimit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga QRB. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, zyrtari i pranimit do të njoftoj dhe ndihmojë për sqarimin dhe plotësimin e formularit.
4. Kur pranohet një formular aplikimi i plotësuar, duhet të jetë i nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.
5.Taksa me rastin e regjistrimit të biznesit fillestar nuk paguhet, ndërsa për ndryshimet në biznesin ekzistues paguhet në bazë të Udhëzimit Administrativ të paraparë dhe të publikuar në faqen zyrtare të inernetit të ARBK-së.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Biznesit Individual (B.I.) apo Ortakëri e Përgjithshme (O.P.):
1. Plotësimi i formularit B,
2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
3. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d) e Ligjit Nr. 02/L – 123,
4.Për ortakëri të përgjithshme marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Afati për kryerjen e regjistrimit të biznesit individual dhe ortakërisë së përgjithshme në QRB (Qendra e Regjistrimit të Biznesit në Komunë) është 1 ditë.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë komandite (SH.K.M.) :
1. Plotësimi i formularit Ao,
2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 31.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
3. Statuti,
4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
5.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 31.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K):
1. Plotësimi i formularit Ao,
2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , përsonave të autorizuar të përfshirë në biznes,
5. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërive aksionare (SH.A):
1. Plotësimi i formularit Ao,
2. Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
3. Marrëveshjen apo Rregulloren e Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
4. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 35.3 te Ligjit Nr. 02/L – 123,
5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kompanisë se huaj-Dega në Kosovë:
1. Plotësimi i formularit Ao,
2. Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj ,
3. Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Agjentit të regjistruar(letërnjoftimi kopje),
4. Vendimi nga gjykata e shtetit përkatës që biznesi ekziston (I noteruar,
5. Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noteruar) që e hap përfaqësinë në Kosovë ,
6.Kopja e pasaportës të pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj ,
7. Kopja e statutit të kompanisë së huaj ,
8. Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Vërejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund ti dorëzoj dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
1. Plotësimi i formularit Ko,
2. Marrëveshja e Shoqërisë,
3. Statuti,
4. Vendimi për emërimin e drejtorit,
5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr. 02/L – 123.


Regjistrimi i ndryshimeve në biznes
Për të bërë ndryshime në biznesin tuaj ekzistues ju duhen këto dokumente si dhe t’i përdorni formularët përkatës, të mëposhtëm:

Për çdo ndryshim që dëshironi të bëni në biznesin tuaj individual, ju duhet ta përdorin formularin B.
I. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.


II. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës së Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

III. Dokumentet që janë të nevojshme për Ndryshim të tipit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Të dorëzohet certifikata e biznesit, origjinale,
4. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit të biznesit,
5. Marrëveshja në mes të ortakëve (nëse është ortakëri e përgjithshme).


IV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve në Biznes individual apo Ortakëri të përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e certifikatës së biznesit,
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).


V. Dokumentet që janë të nevojshme për shtimin apo heqjen e veprimtarive në Biznes Individual apo Ortakëri të përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e certifikatës së biznesit ,
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).


VI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e pronarëve në Biznes individual apo Ortakëri të përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2.Kopja e certifikatës së biznesit,
3.Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës , për ndërrim të pronarit,
4.Kopja e letërnjoftimit të pronarit të kaluar dhe pronarit të ri,
5.Marrëveshja në mes të pronarëve.


VII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e drejtorit apo agjentit në Biznesin Individual apo Ortakëri të përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Kopja e letërnjoftimit të drejtorit apo agjentit,
4. Vendimi për ndërrim të drejtorit, kurse për ndërrim të agjentit duhet një deklaratë,
5. Kopja e certifikatës së biznesit.


VIII. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të njësisë në Biznesin Individual apo Ortakëri të përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit B,
2. Kopja e certifikatës së biznesit,
3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 5 euro dhe të paguhet në bankë.

IX. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A1 ,
2. Aneks Statutin,
3. Vendimin për ndryshim të statutit,
4. Vendim për ndryshim të emërtimit,
5. Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,
6. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.


X. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A3,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,
5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
6. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.


XI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Tipit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A4,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për të ndërrim të statutit,
4. Të dorëzohet certifikata e biznesit origjinale,
5. Statuti i ri,
6. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit te biznesit,
7. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

XII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A5,
2. Aneks Statuti,
3. Kopja e Certifikatës së biznesit,
4. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

XIII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A6,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të kapitalit,
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

XIV. Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të Veprimtarive të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A7,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

XV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A8,
2 .Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,
5.Kopja e Certifikatës së biznesit,
6.Kopja e letërnjoftimit, pasaportat, të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10€ të paguhet në bankë.

XVI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve apo të Agjentit të Regjistruar të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A9,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për shkarkim dhe emërim të drejtorit / ëve apo të Agjentit të Regjistruar(deklaratën per Agjentin)
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve apo Agjentit të Regjistruar të shkarkuar dhe drejtorit / ëve të emëruar


XVII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit A10,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në QRB në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

XVIII .Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Emrit të Kooperativës Bujqësore ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit K1,
2. Aneks Statutin,
3. Vendimin për ndryshim të statutit,
4. Vendim për ndryshim të emërtimit,
5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,6.Të dorëzohet Certifikata origjinale e biznesit.


XIX. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit K3,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,
5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,


XX. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit K6,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të kapitalit,
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5.Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

XXI. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Veprimtarive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit K7,
2. Aneks Statuti,
3. Vendimi për ndryshim të statutit,
4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
5. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

XXII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1. Plotësimi i formularit K8,
2.Aneks Statuti,
3.Vendimi për ndryshim të statutit,
4.Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,
5.Kopja e Certifikatës së biznesit,
6.Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve) – aksionarit (aksionarëve).
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

XXIII. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1.Plotësimi i formularit K9,
2.Aneks Statuti,
3.Vendimi për shkarkim të drejtorit / ëve,
4.Vendimi për emërim të drejtorit / ëve të rinj,
5.Kopja e Certifikatës së biznesit,
6.Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve të kaluar dhe drejtorit / ëve të ri.


XXIV. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
1.Plotësimi i formularit K10,
2.Aneks Statuti,
3.Vendimi për ndërrim të statutit,
4.Kopja e Certifikatës së biznesit,
5.Kopja e letërnjoftimit të anëtarit(anëtarëve).
Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.


Kërkesa për shuarje të biznesit

I. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të biznesit individual ose ortakërisë së përgjithshme:
Plotësimi i formularit D
Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
Certifikata Origjinale e biznesit,
Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës, për shuarjen e biznesit.

II. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e korporatave:
Plotësimi i formularit D
Shpallja në një gazetë me tirazh te madhe ne Kosove, në gjuhët zyrtare te Kosovës, një shpallje ne madhësi jo më të vogël se 1/10 e faqes
Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit
Certifikata origjinale e biznesit
ID-të kopje të pronarit ose pasaportat kopje , nëse është pronari i huaj
Vendimin për Shpërbërjen vullnetare te Korporatës,


III. Dokumentet qe janë te nevojshme për shuarjen e degës ne Kosove:
1.Plotesimi i formularit D,
2.Shpallja ne një gazete me tirazh te madhe ne Kosove, ne gjuhet zyrtare te Kosovës, një shpallje ne madhësi jo me te vogël se 1/10 e faqes,
3.Vertetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje te biznesit,
4.Certifikaten e biznesit Origjinal,
5.Id. kopje te pronarit dhe ID. kopje te drejtorit/ve ,
6.Vendimin për shuarje vullnetare te Degës,